News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Euronews, The Guardian

Protesta kundër lëvizjeve të fundit të administratës amerikane në Danimarkë dhe Itali

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qindra veteranë danezë, shumë prej të cilëve luftuan përkrah trupave amerikane, organizuan një protestë të shtunën jashtë Ambasadës Amerikane në Kopenhagen.

Protesta u zhvillua kundër komenteve të administratës Trump, të cilat nënvlerësonin kontributin e tyre në luftime, si dhe ndaj kërcënimeve për marrjen nën kontroll të Groenlandës.

Ndërkohë, në Milano qindra protestues kundërshtuan praninë e agjentëve amerikanë të ICE-së gjatë Lojërave Olimpike Dimërore, duke u shprehur të shqetësuar për të drejtat dhe simbolikën antifashiste të qytetit.

Raportohen shpërthime në Iran, Izraeli mohon përfshirjen

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë tetëkatëshe tronditi qytetin bregdetar në jug të Iranit, Bandar Abbas, ditën e djeshme.

Organizata e Menaxhimit të Krizave të Hormozganit tha se 14 persona u plagosën dhe tragjikisht, një vajzë 4-vjeçare humbi jetën.

Zyrtarisht ngjarja është raportuar se ndodhi si pasojë e një rrjedhjeje gazi, megjithëse qarkullojnë dyshime dhe raportime për shpërthime të ngjashme edhe në qytete të tjera, të cilat autoritetet i kanë mohuar ose i kanë lidhur me zjarre aksidentale, por Izraeli mohoi çdo zë që e akuzonte për përfshirje.

Keir Starmer i bën thirrje Andrew të dëshmojë në SHBA për lidhjet me Jeffrey Epstein

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Keir Starmer tha Andrew Mounbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit Amerikan mbi lidhjet e tij me Jeffrey Epstein, duke theksuar se prioriteti kryesor i kësaj çështjeje duhet të jenë viktimat.

Thirrja vjen pas publikimit të dosjeve të reja të Epstein nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ku Andrew përmendet gjerësisht dhe shfaqet në dokumente, email-e dhe fotografi që e lidhin me çështjen.

Andrew Mountbatten-Windsor ka mohuar çdo shkelje, por më herët ka paguar një marrëveshje jashtëgjyqësore prej rreth 12 milionë paundësh, ndërsa hetimet kanë zbuluar lidhje të Epstein me figura të tjera të njohura britanike.

Protestuesit do të kërkojnë dorëheqjen e politikanit hungarez për komentin kundër komunitetit rom

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mijëra njerëz pritet të mblidhen në Budapest për të kërkuar dorëheqjen e politikanit hungarez János Lázár, për shkak të një komenti racist kundër komunitetit rom të bërë gjatë muajit të shkuar.

Gjatë një forumi politik ku fliste mbi migrimin dhe mungesën e fuqisë punëtore në vend ai u shpreh se meqenëse nuk kishte emigrantë dhe dikush duhet të pastronte banjot në trenat InterCity, romët duhet ta bënin atë punë.

Kjo deklaratë e filmuar u shpërnda kudo dhe nxiti shumë reagime nga organizatat dhe politikanët, por edhe pse János Lázár kërkoi falje, ai refuzoi të japë dorëheqjen, ndërkohë që njerëzit e këtij komuniteti vazhdojnë të përballen me varfëri, kushte të vështira jetese dhe diskriminim.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo: Euronews, The Guardian

Protests against the US administration's recent moves in Denmark and Italy

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Hundreds of Danish veterans, many of whom fought alongside American troops, staged a protest on Saturday outside the American Embassy in Copenhagen.

The protest was held against comments from the Trump administration that downplayed their contribution to the fighting, as well as threats to take control of Greenland.

Meanwhile, in Milan, hundreds of protesters opposed the presence of American ICE agents during the Winter Olympics, expressing concern about rights and the city's anti-fascist symbolism.

Explosions reported in Iran, Israel denies involvement

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

A powerful explosion in an eight-story building shook the southern Iranian coastal city of Bandar Abbas yesterday.

The Hormozgan Crisis Management Organization said 14 people were injured and tragically, a 4-year-old girl lost her life.

Officially, the incident was reported to have occurred as a result of a gas leak, although suspicions and reports of similar explosions in other cities are circulating, which authorities have denied or linked to accidental fires, but Israel denied any accusations of involvement.

Keir Starmer calls on Andrew to testify in US over Jeffrey Epstein links

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Keir Starmer said Andrew Mountbatten-Windsor should testify before the US Congress about his links to Jeffrey Epstein, stressing that the main priority of this matter should be the victims.

The call comes after the release of new Epstein files by the US Department of Justice, where Andrew is mentioned extensively and appears in documents, emails and photographs linking him to the case.

Andrew Mountbatten-Windsor has denied any wrongdoing but has previously paid an out-of-court settlement of around £12m, while investigations have revealed Epstein's links to other prominent British figures.

Protesters will demand the resignation of Hungarian politician for comment against the Roma community

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Thousands of people are expected to gather in Budapest to demand the resignation of Hungarian politician János Lázár, due to a racist comment against the Roma community made last month.

During a political forum where he spoke about migration and the shortage of labor in the country, he stated that since there were no immigrants and someone had to clean the bathrooms on InterCity trains, the Roma should do that job.

This filmed statement was widely distributed and prompted many reactions from organizations and politicians, but even though János Lázár apologized, he refused to resign, while the people of this community continue to face poverty, difficult living conditions, and discrimination.