News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Euronews/ The Guardian

Europianët thonë se figura opozitare ruse, Navalny, është vrarë nga toksina e gjetur në një bretkosë helmuese

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, dyshohet se vdiq në burg pasi u helmua me epibatidinë, një toksinë vdekjeprurëse që gjendet te bretkosat e quajtura “dart frog” në Amerikën e Jugut, sipas Britanisë dhe aleatëve europianë.

Zyrtarët europianë thanë se nuk ka asnjë shpjegim të pafajshëm për praninë e kësaj toksine, e cila nuk gjendet natyrshëm në Rusi, duke fajësuar drejtpërdrejt Kremlinin. Rusia ka mohuar akuzat, ndërsa bashkëshortja e të ndjerit, Yulia Navalnaya, deklaroi se analizat perëndimore vërtetojnë shkencërisht se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme.

Alexei Navalny ishte në burg duke vuajtur një dënim të kombinuar prej 30 vjetësh e gjysmë me akuza për ekstremizëm dhe mashtrim, të cilat ai dhe mbështetësit e tij i konsideronin të motivuara politikisht për shkak të kritikave të tij të forta ndaj Kremlinit. Ai u transferua në një burg të sigurisë së lartë mbi Rrethin Arktik dhe bëri thuajse tre vite në burg para vdekjes së tij në shkurt të vitit 2024.

Tubime të mbajtura në të gjithë botën në mbështetje të protestuesve antiqeveritarë të Iranit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Qindra mijëra njerëz protestuan në qytete të ndryshme të botës në mbështetje të demonstruesve antiqeveritarë në Iran, të cilët po përballen me represion të ashpër dhe vdekjeprurës nga regjimi.

Në një tubim me rreth 200 mijë vetë në Mynih, Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, u shpreh i gatshëm të udhëheqë vendin drejt një “të ardhmeje laike dhe demokratike”.

Ndërkohë, SHBA-ja po përgatitet për bisedime të reja me Teheranin për çështjen bërthamore, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë mijëra të vrarë dhe dhjetëra mijëra të arrestuar gjatë protestave.

CIA publikon video rekrutimi për ushtarët kinezë të pakënaqur

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar një video në gjuhën kineze për të bindur ushtarët kinezë të pakënaqur që të bashkëpunojnë me SHBA-në, duke paraqitur historinë e një oficeri që zhgënjehet nga korrupsioni dhe interesat personale të udhëheqësve të tij.

Kjo vjen në një moment kur ushtria kineze po përballet me hetime dhe spastrime të brendshme për korrupsion, të nisura nga presidenti Xi Jinping ndaj gjeneralëve të lartë. Kina ka reaguar duke paralajmëruar se do të marrë masa kundër çdo përpjekjeje për infiltrimin e saj nga shërbimet e huaja.

Murali gjigant i Maria Callas në Greqi fiton çmimin botëror të artit të rrugës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një mural gjigant i sopranos legjendare Maria Callas në qytetin grek Kalamata është votuar si arti më i mire i rrugës në botë nga ndjekësit e platformës Street Art Cities.

Vepra e artistit Cleomenis Kostopoulos e paraqet Callas si një alegori të qytetit, ku fustani i saj simbolizon lulëzimin, begatinë dhe tokën e bekuar të rajonit.

Autoritetet lokale thonë se murali është kthyer në një pikë të re turistike dhe po ndihmon në promovimin ndërkombëtar të Kalamatës.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo: Euronews/The Guardian

Europeans say Russian opposition figure Navalny was killed by toxin found in a poisonous frog

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Russian opposition leader Alexei Navalny is suspected of dying in prison after being poisoned with epibatidine, a deadly toxin found in South American dart frogs, according to Britain and European allies.

European officials said there was no innocent explanation for the presence of the toxin, which does not occur naturally in Russia, and directly blamed the Kremlin. Russia has denied the allegations, while the deceased's wife, Yulia Navalnaya, said that Western analyses scientifically prove that it was a deliberate murder.

Alexei Navalny was in prison serving a combined 30-and-a-half-year sentence on charges of extremism and fraud, which he and his supporters considered politically motivated because of his strong criticism of the Kremlin. He was transferred to a maximum-security prison above the Arctic Circle and served almost three years in prison before his death in February 2024.

Rallies held around the world in support of Iran's anti-government protesters

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Hundreds of thousands of people protested in cities around the world in support of anti-government demonstrators in Iran, who are facing harsh and deadly repression from the regime.

At a rally of about 200,000 people in Munich, Reza Pahlavi, the son of Iran's last shah, said he was ready to lead the country towards a "secular and democratic future."

Meanwhile, the US is preparing for new talks with Tehran on the nuclear issue, while human rights organizations report thousands killed and tens of thousands arrested during the protests.

CIA releases recruitment video for disgruntled Chinese soldiers

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

The Central Intelligence Agency (CIA) has released a Chinese-language video to convince disgruntled Chinese soldiers to cooperate with the US, featuring the story of an officer who becomes disillusioned with the corruption and personal interests of his leaders.

This comes as the Chinese military faces internal corruption investigations and purges launched by President Xi Jinping against top generals. China has responded by warning that it will take measures against any attempts to infiltrate it by foreign services.

Giant Maria Callas mural in Greece wins world street art award

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

A giant mural of legendary soprano Maria Callas in the Greek city of Kalamata has been voted the best street art in the world by followers of the Street Art Cities platform.

Artist Cleomenis Kostopoulos' work presents Callas as an allegory of the city, with her dress symbolizing the region's prosperity, prosperity, and blessed soil.

Local authorities say the mural has become a new tourist attraction and is helping to promote Kalamata internationally.