News

Ndoshta s’ta priste mendja, por ndryshimet e klimës lidhen edhe me shijen e gin & tonic

Ndoshta s’ta priste mendja, por ndryshimet e klimës lidhen edhe me
Photograph: Brent Hofacker/Alamy

 
Shija e një gin & tonic mund të ndikohet nga ndryshimet e klimës, kanë zbuluar shkencëtarët! Modelet e paqëndrueshme të motit, të cilat janë bërë më të zakonshme për shkak të krizës klimatike, mund të ndryshojnë shijen e dëllinjës, përbërësi kryesor që i jep gin-it shijen e veçantë.

Shkencëtarët nga Qendra Ndërkombëtare për Birrën dhe Distilimin në universitetin “Heriot-Watt” (ICBD) kanë zbuluar se ndryshimet klimatike mund të jenë duke ndikuar në përbërësit e shijes së bimës.

Dëllinja ka “territorin” e saj rajonal, ashtu si vera, në varësi të reshjeve dhe ekspozimit në diell, sipas rezultateve të publikuara në “Journal of the Institute of Brewing”.

Matthew Pauley, asistent profesor në ICBD, tha: “Një vit me korrje të lagësht mund të tkurrë përbërësit e paqëndrueshëm të dëllinjës me rreth 12%, krahasuar me një vit ku nuk ka shumë reshje. Kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në karakteristikat shqisore që i japin gin-it shijen që ka.”

Ndoshta s’ta priste mendja, por ndryshimet e klimës lidhen edhe me

Shkencëtarët distiluan tipologji dëllinje nga rajone të ndryshme në Europë, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën dhe Italinë.

Ata analizuan pijen përfundimtare, përmes kromatografisë së gazit për të matur edhe nivelet e përbërësve kryesorë të shijes dhe më tej, zbuluan se nga çdo rajon, dëllinja kishte profile kimike të dallueshme. Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve, ndikonin edhe në notat drurore, rrëshinore, agrumore dhe florale të gin-it.
 
Pra, të gjitha ndryshimet me të cilat ne do të përballemi, mund të na bëjnë edhe të mos porosisim (ose të porosisim edhe më shumë) gin & tonic! Cheers dhe mbroni planetin!

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast