News

Pantone shpall ngjyrën e vitit 2026 dhe për herë të parë nuk është një ngjyrë

Pantone shpall ngjyrën e vitit 2026 dhe për herë të
Foto: Pantone

Pantone ka zbuluar ngjyrën e vitit 2026 dhe zgjedhja e këtij viti është sa interesante, aq edhe simbolike.

Njihuni me Cloud Dancer (ai/ajo që vallëzon me retë), nuanca e parë e bardhë që merr këtë përcaktim nga autoriteti botëror i ngjyrave. Cloud Dancer teknikisht nuk është aspak një ngjyrë në kuptimin klasik.

Pantone shpall ngjyrën e vitit 2026 dhe për herë të

Në njoftimin zyrtar, Pantone e përshkroi Cloud Dancer si:

“Ashtu si një kanavacë e bardhë, ajo simbolizon dëshirën tonë për një fillim të ri. Duke zhveshur shtresat e mendimeve të vjetruara, ne hapim derën për mënyra të reja të të menduarit dhe qasje të reja,” tha Pantone në njoftimin e saj.

Sipas Pantone, nuanca PANTONE 11-4201 Cloud Dancer ka një “prani të lehtë si ajri”, që vepron si “një pëshpëritje qetësie dhe paqeje në një botë të zhurmshme”.

Pantone shpall ngjyrën e vitit 2026 dhe për herë të

Ky është rasti i parë që Pantone zgjedh të bardhën si ngjyrën e vitit, që prej fillimit të kësaj tradite në vitin 1999. Zgjedhja e Cloud Dancer shënon një largim nga tonet e forta që zakonisht marrin vëmendjen, duke reflektuar nevojën globale për thjeshtësi, qartësi dhe frymëmarrje.

Pantone është një kompani globale e standardizimit të ngjyrave. Çdo vit, Pantone Color Institute - një ekip ekspertësh të ngjyrave dhe studiuesish të trendeve - përzgjedh ngjyrën që do të dominojë në dizajn, modë, art, teknologji dhe kulturë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Pantone announces the color of the year for 2026 and for the first time it's not a color

Pantone shpall ngjyrën e vitit 2026 dhe për herë të
Photo: Pantone

Pantone has revealed the color of the year 2026, and this year's choice is as interesting as it is symbolic.

Meet Cloud Dancer , the  first shade of white to receive this designation from the world's color authority. Cloud Dancer is technically not a color in the classic sense at all.

Pantone shpall ngjyrën e vitit 2026 dhe për herë të

In the official announcement, Pantone described Cloud Dancer as:

"Like a blank canvas, it symbolizes our desire for a fresh start. By peeling back layers of outdated thinking, we open the door to new ways of thinking and new approaches," Pantone said in its announcement.

According to Pantone, the PANTONE 11-4201 Cloud Dancer shade has a "light as air presence," acting as "a whisper of calm and peace in a noisy world."

Pantone shpall ngjyrën e vitit 2026 dhe për herë të

This is the first time Pantone has chosen white as the color of the year since the tradition began in 1999. The choice of Cloud Dancer marks a departure from the strong tones that usually grab attention, reflecting the global need for simplicity, clarity, and breathability.

Pantone is a global color standardization company. Each year, the Pantone Color Institute - a team of color experts and trend researchers - selects the color that will dominate design, fashion, art, technology, and culture.