News

SHBA pezullon vizat emigruese për disa vende, përfshirë Shqipërinë: Ja detajet

SHBA pezullon vizat emigruese për disa vende, përfshirë
Foto: Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht lëshimin e vizave emigruese për shtetasit e një liste të gjerë vendesh, përfshirë edhe Shqipërinë.

Vendimi lidhet me një rishikim të politikave që kanë të bëjnë me përdorimin e përfitimeve publike nga emigrantët në Shtetet e Bashkuara. Sipas njoftimit zyrtar, masa bazohet në qëndrimin e administratës së presidentit Donald Trump, sipas të cilit emigrantët duhet të mos përbëjnë barrë për sistemin publik amerikan.

Autoritetet amerikane po kryejnë një rishikim të plotë të politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve ekzistuese, me qëllim që emigrantët nga vendet e konsideruara me rrezik të lartë të përdorimit të ndihmave sociale të mos përfitojnë nga skemat publike dhe të mos konsiderohen barrë publike.

Pezullimi pritet të hyjë në fuqi më 21 janar 2026. Ambasada e SHBA-së në Shqipëri sqaron se gjatë kësaj periudhe aplikantët mund të vazhdojnë të dorëzojnë dokumentacionin dhe të paraqiten në intervista të planifikuara, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet deri në përfundimin e pezullimit.

Sipas udhëzimit, ka disa përjashtime nga kjo masë. Shtetasit me dyshtetësi, të cilët aplikojnë me pasaportë të një vendi që nuk përfshihet në listën e prekur, nuk do t’i nënshtrohen pezullimit. Po ashtu, masa nuk prek vizat turistike apo lloje të tjera vizash jo-emigruese.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

US suspends immigrant visas for several countries, including Albania: Here are the details

SHBA pezullon vizat emigruese për disa vende, përfshirë
Photo: US Embassy in Tirana

The US State Department has announced that it will temporarily suspend the issuance of immigrant visas to citizens of a wide list of countries, including Albania.

The decision is related to a review of policies related to the use of public benefits by immigrants in the United States. According to the official announcement, the measure is based on the position of the administration of President Donald Trump, according to which immigrants should not constitute a burden on the American public system.

US authorities are conducting a complete review of existing policies, regulations, and guidelines, with the aim of ensuring that immigrants from countries considered at high risk of using social assistance do not benefit from public schemes and are not considered a public burden.

The suspension is expected to take effect on January 21, 2026. The US Embassy in Albania clarifies that during this period applicants may continue to submit documentation and appear for scheduled interviews, but no immigrant visas will be issued until the suspension ends.

According to the guidance, there are some exceptions to this measure. Dual nationals who apply with a passport from a country not included in the affected list will not be subject to the suspension. The measure also does not affect tourist visas or other types of non-immigrant visas.