Health

8 shkaqe të mundshme pse të dhembin thithkat

8 shkaqe të mundshme pse të dhembin thithkat
dbclinic.com

Ka shumë shkaqe të dhimbjes së thithkave, disa janë aq të thjeshta sa një alergji ndaj detergjentit të rrobave ose një reçipetë që nuk përshtatet siç duhet. Dhimbja e thithkave është gjithashtu një dukuri e zakonshme tek gratë me menstruacione, shtatzëna ose gjidhënëse.

8 shkaqe të mundshme të dhimbjes së thithkave janë:

1. Fërkimi

Fërkimi është arsyeja më e zakonshme për dhimbjen e thithkave. Mund të ndodhë nëse thithkat fërkohen me një këmishë ose me reçipeta që nuk i përshtaten mirë, gjatë aktiviteteve sportive, të tilla si vrapimi ose basketbolli.

Për më tepër, periudhat më të gjata të stërvitjes nënkuptojnë edhe periudha të zgjatura fërkimi. Njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj fërkimit mund të zgjedhin të marrin masa paraprake shtesë, të tilla si vendosja e shiritave mbrotjës në thithkat e tyre gjatë stërvitjes.

2. Infeksioni

Thithkat që tashmë janë lënduar nga fërkimi, nga një reaksion alergjik, ose janë të çara apo të gjakosura kanë një rrezik më të lartë të infeksionit. Laktacioni dhe ushqyerja me gji gjithashtu mund të rrisin rrezikun e infeksionit.

3. Alergjia ose dermatiti atopik

Dhimbja dhe acarimi i shoqëruar nga lëkura e krisur, me kore ose me flluska mund të jetë shenjë e një reaksioni alergjik ose dermatit atopik (ekzemë).

Ka një shumëllojshmëri produktesh shtëpiake që mund të irritojnë thithkat ose të shkaktojnë shpërthime të sëmundjeve ekzistuese të lëkurës, të tilla si dermatiti atopik. Kjo perfshin locione trupi, detergjentë rrobash, sapunë, parfum etj.

Shenja të tjera të një reaksioni alergjik përfshijnë lëkurën e kuqe ose të plasaritur rreth thithkës dhe kruarje të vazhdueshme.

Një krem anti-inflamator lokal mund të trajtojë raste të vogla, por një person duhet të flasë me një mjek nëse skuqja rritet, përhapet dhe nuk i përgjigjet një trajtimi pa recetë.

4. Kontakti seksual

Aktiviteti seksual mund të jetë një tjetër shkak i dhimbjes së thithkave. Fërkimi i trupit ose aktiviteti seksual që përfshin thithkat mund të shkaktojë dhimbje. Kjo dhimbje është zakonisht e përkohshme dhe shpesh trajtohet thjesht duke i dhënë kohë thithave të shërohen.

Përdorimi i hidratuesve ose mbrojtësve të thithkave mund të ndihmojë në mbajtjen e fërkimit në minimum dhe në parandalimin e përkeqësimit të simptomave.

5. Ndryshimet hormonale

Ndryshimet normale hormonale në ciklin mujor të një gruaje mund të shkaktojnë gjithashtu dhimbje të thithkave dhe gjoksit. Këto simptoma zakonisht ndihen në ditët pak para fillimit të menstruacioneve, kur rritja e niveleve të estrogjenit dhe progesteronit tërheq më shumë lëngje në gjoks dhe i bën ata të ndjehen të fryrë.

6. Kanceri dhe sëmundja e Paget

Disa dhimbje në thithka dhe simptoma të tjera mund të jenë një shenjë e problemeve të tilla si kanceri, megjithëse tumoret zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje. Dhimbja e thithkave të shkaktuara nga kanceri shpesh prek vetëm një gji dhe thithkë.

Sëmundja e Paget është një lloj i rrallë kanceri që përfshin thithkën e gjirit.

7. Dhimbje thithkash gjatë shtatzënisë

Dhimbja e thithkave është gjithashtu e zakonshme gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji. Gjinjtë mund të bëhen më të mëdhenj dhe të ndjehen të lënduar. Thithat dhe areola mund të errësohen dhe të dhembin, dhe gunga të vogla mund të shfaqen rreth thithkave.

8. Ushqyerja me gji

Ushqyerja me gji është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së thithkave.

Burimi: Medical News Today

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast