Showbiz

Albani & Bieta janë shembulli konkret i shprehjes “mos e merr punën në shtëpi!”

Albani & Bieta janë shembulli konkret i shprehjes “mos e merr
Albani & Bieta/ Instagram

Alban Dudushin dhe Bieta Sulo mund të duken gjithë kohës 'fol e qesh', por gjithsesi, vetë moderatori e ka pranuar se ata shpeshherë kanë debate dhe se Bieta është më kokëfortë se ai. Albani rrëfeu ca fragmente nga puna e të dyve së bashku, duke na treguar se si çdo çift në këtë botë, kanë debatet e tyre, por edhe se nuk i marrin zënkat e punës në shtëpi.

“Kishim shumë debate kur punonim bashkë. Gjatë kohës së emisionit; debate në lidhje me të ftuarit, temën, si duhej trajtuar tema. Kur shkonim në shtëpi, harrohej ai muhabet. Debati ka rezultuar që ka pasur Bieta më shumë të drejtë, por edhe unë”, u shpreh ai.

Ai e theksoi që Bieta është më kokëfortë:

“Ti do thuash "a ka pasur më shumë të drejtë Bieta?" Ne jemi qenie bazike, ju jeni 2.0. Kam një mikeshë që thotë që ne kur përplaseni bëjmë xixa. Tani, është Bieta më kokëfortë”.

“Ne jemi të lumtur me njëri-tjetrin sepse edhe zihemi shumë. Bieta e ka maninë e perfeksionit. I vetmi njeri që Bieta nuk i bërtet në shtëpi për rrëmujën është djali, Kroi”, përfundoi Albani.

Pra, fëmijë, përsëriteni pas Albanit dhe Anabelit: “Kur punojmë me gruan dhe grindemi në punë, nuk e marrim inatin në shtëpi!”.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast