Një klip nga e kaluara po bën xhiron e rrjetit, ku tregon Timothée Chalamet duke folur kundër baletit dhe operës, vite para deklaratës së tij më të fundit virale se “askujt nuk i interesojnë” këto disiplina artistike.
Ylli i filmit “Marty Supreme” i referohej të dyjave si një “formë arti në zhdukje” në vitin 2019, ndërsa promovonte filmin e regjisorit David Michôd, “The King”, sipas një videoje në TikTok.

Duke reflektuar mbi fillimet e tij si aktor dhe arsyen pse zgjodhi të punojë në filma, ai tha:
“Fillova të kuptoj se ndoshta opera ose baleti apo diçka e tillë, janë pak si një formë arti që po vdes ose diçka e tillë.”
@thealienstookover I took this video October 1st 2019. I was excited to see this film and we got a surprise appearance of him in our theater. With his recent comments about ballet and opera I wanted to check on my video. I thought I remembered him saying something different. Unfortunately I was confused and he’s been thinking like this for years. Such a disappointment #timoteechalamet #ballet #opera #foryoupage #kyliejenner ♬ original sound - Thealienstookover
Komentet fillestare të shumëkritikuara të Chalamet u bënë gjatë një eventi Town Hall me Matthew McConaughey, të prodhuar nga Variety dhe CNN muajin e kaluar.
Gjatë eventit, i transmetuar në CNN më 21 shkurt, Chalamet u shpreh:
“Unë i admiroj njerëzit, dhe e kam bërë edhe vetë, që shkojnë në talk show dhe thonë: ‘Hej, duhet të mbajmë kinemanë gjallë, duhet të mbajmë këtë zhanër gjallë’, dhe një pjesë tjetër e imja ndjen se nëse njerëzit duan të shohin ‘Barbie’, ‘Oppenheimer’, ata do ta shohin dhe do ta thonë me krenari.”
Megjithatë, ai vuri në dukje se nuk dëshironte “të punonte në balet ose operë kur askujt nuk i intereson më”.
“Me gjithë respektin,” shtoi ai, por reagimet nga shumë njerëz të botës së baletit dhe operës ishin të shpejta.

Royal Ballet dhe Royal Opera nxorrën një deklaratë për Hollywood Reporter, duke thënë:
“Baleti dhe opera nuk kanë ekzistuar kurrë në izolim, ato gjithmonë kanë informuar, frymëzuar dhe ngritur forma të tjera arti.”
Megjithatë, deklarata virale gjithashtu nxiti marketing kreativ, me disa kompani operash që ofruan zbritje për shfaqje pas fjalëve të tij.
Disa e morën me shaka kritikën e tij; veçanërisht Seattle Opera, e cila ofroi një zbritje me kodin “TIMOTHEE” për shfaqjet e ardhshme.

Chalamet ka folur për anëtarët e familjes së tij që janë balerinë, përfshirë gjyshen, nënën dhe motrën e tij.
Ai është nominuar për Aktorin më të Mirë për rolin e tij në filmin “Marty Supreme” Ceremoninë e 98-të të Çmimeve Oscar, që zhvillohet më 15 Mars. Filmi i tij është gjithashtu në garë për çmimin Filmi më i Mirë.



