Showbiz

Nëse po jua dërgojnë këtë këngë në DM, zakonisht ka një arsye

Nëse po jua dërgojnë këtë këngë në DM,
Foto: Sardi & bletapertace - Dramatike (Music Video)/ YouTube

Po ndodh diçka interesante me “Dramatike”. Kënga nuk po qarkullon vetëm në story, e shoqëruar me ndonjë emoji apo një fjali të shkurtër për atmosferën që përcjell. Ajo po shfaqet gjithnjë e më shpesh në inbox, në mesazhe private, e dërguar thjesht si link ose si një screenshot nga pjesë të tekstit. Ndonjëherë edhe pa asnjë koment fare, vetëm një “të përshëndes me këtë këngë” apo “dëgjoje këtë”.

Dhe kjo mënyrë shpërndarjeje nuk është e rastësishme. Kur dikush të dërgon një këngë privatisht, shumë rrallë është thjesht një sugjerim muzikor. Shpesh është një mënyrë më e tërthortë për të thënë diçka që nuk thuhet lehtë me fjalë të drejtpërdrejta.

Nëse po jua dërgojnë këtë këngë në DM,

“Dramatike”, bashkëpunimi mes Sardi Strugajt dhe Bletës Përtace, funksionon pikërisht në këtë mënyrë. Nuk është një këngë që duket se është bërë për t’u konsumuar shpejt në rrjete sociale apo për të krijuar zhurmë rreth vetes. Atmosfera e saj është më e qetë, më reflektuese, dhe për këtë arsye lidhet më lehtë me situata personale sesa me ekspozim publik.

Teksti dhe ndjesia që përcjell sugjerojnë një histori që nuk është mbyllur plotësisht. Ka diçka të pazgjidhur në të: momente që kanë mbetur pezull, biseda që nuk janë çuar deri në fund, apo ndjenja që kanë mbetur në mes. Dhe pikërisht kjo e bën këngën të përshtatshme për t’u dërguar si mesazh i tërthortë. Në vend që të shpjegosh gjatë një situatë apo një ndjenjë, mjafton të dërgosh një këngë që e përmbledh atë atmosferë.

Nëse po jua dërgojnë këtë këngë në DM,

Edhe mënyra si ndërthuren zërat e dy artistëve e përforcon këtë ndjesi. Nuk tingëllon si një duet i ndërtuar vetëm për efekt muzikor apo për kontrast vokalesh. Më shumë duket si dy këndvështrime mbi të njëjtën histori, sikur secili po e sheh të njëjtën situatë nga ana e vet, me interpretimin dhe emocionin e vet. Kjo i jep këngës një dimension më narrativ dhe e bën më të lehtë për dëgjuesin të gjejë veten në të.

Tani që shumica e gjërave ndahen publikisht dhe çdo reagim bëhet i dukshëm për të gjithë, është interesante të shohësh që disa emocione vazhdojnë të qarkullojnë në mënyrë shumë më private. Në këtë kohë digjitalizimi ku jetojmë rrallë shkruhen mesazhe të gjata për të shpjeguar një ndjenjë apo një situatë të ndërlikuar. Shpesh përdoret diçka më e thjeshtë dhe më e shpejtë: një këngë, një varg, një link që lë vend për interpretim.

Nëse po jua dërgojnë këtë këngë në DM,

Në këtë kuptim, fakti që “Dramatike” po dërgohet kaq shpesh në DM thotë diçka edhe për mënyrën si komunikojmë sot. Muzika po përdoret gjithnjë e më shumë si një lloj gjuhe e dytë, një mënyrë për të shprehur emocionet pa i artikuluar drejtpërdrejt.

Prandaj, nëse dikush ta ka dërguar këtë këngë në inbox, mund të jetë thjesht një rekomandim; por mund të jetë edhe diçka tjetër: një mënyrë e ëmbël për të thënë diçka që, ndoshta, nuk është aq e lehtë të thuhet me fjalë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast