
Modelja dhe ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 1”, Beniada Nishani, ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie. Lajmin për romancën e ra e ndau gjatë një interviste në emisionin “Goca&Gra” në Top Channel, duke treguar se po përjeton një periudhë shumë të bukur në jetën personale.
Edhe pse zgjodhi të mos zbulojë shumë detaje, ajo tregoi se partneri i saj është italian dhe se njihen prej disa vitesh.
“Nuk jam ‘single’. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër. Por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr, të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare. Është i huaj, është italian.”
Sipas saj, marrëdhënia e tyre ka nisur si miqësi dhe me kalimin e kohës është shndërruar në diçka më shumë.
Beniada shtoi se ka preferuar ta mbajë këtë pjesë të jetës larg vëmendjes publike, derisa gjërat të bëhen më serioze, por theksoi se ndihet e lumtur dhe e qetë.
Ndërkohë, më herët Beniada ka qenë në një lidhje me Blert Hajdarin, ish-futbollist i Tiranës dhe vëllai i Arbër Hajdarit, u njohën në “Procesin Sportiv”. Ata nuk e konfirmuan kurrë lidhjen, por aludimet nëpër portale dhe postimet në Instagram tregonin se mes tyre pati një romancë.
E po, urime!


