Showbiz

Bes Kallaku na prezantoi me partneren?

Bes Kallaku na prezantoi me partneren?
Foto: Bes Kallaku

Pasi ka qëndruar shumë privat për jetën e tij romantike që pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku duket se sapo na prezantoi me partneren e tij, dhe nga shenjat, gjërat duken mjaft serioze.

Në një story në Instagramin e tij, Besi tregon një tatuazh të ri në dorë, të mbushur plot me detaje:

- Një emër vajze: Ejona,

- një datë: 25.12.2025, që përkon me Krishtlindjen e me gjasë ndonjë ngjarje me domethënie për Besin (që është besimtar i krishterë) dhe Ejonën, si ndonjë fejesë e mundshme,

- një shprehje "Trëndafil në kohë lufte", duke qartësuar se çfarëdo lloj lidhjeje të ketë me këtë person, duket të ketë rëndësi të madhe për Besin,

- një dorë gruaje, me siguri e Ejonës, që na tregon tatuazhin e aktorit.

Gjithashtu, fotoja shoqërohet me një këngë të titulluar "Do të të dua përgjithmonë".

Bes Kallaku na prezantoi me partneren?

Në listën e njerëzve që Bes Kallaku ndjek në Instagram, nuk gjendet ndonjë grua me të njëjtin emër, gjë që tregon se Ejona duhet të jetë shumë private.

Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj në mars të vitit 2024, gjatë një darke me pjesëmarrësit e tjerë të "Ferma VIP 1", gjatë kohës kur ai ishte pjesëmarrës në reality. Dyshja kishin një histori të gjatë dashurie, fryt i së cilës janë dy të vegjlit e tyre: Ajka dhe Amen.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Bes Kallaku introduced us to his partner?

Bes Kallaku na prezantoi me partneren?
Photo: Bes Kallaku

Having remained very private about his romantic life since his split from Xhensila, Bes Kallaku seems to have just introduced us to his partner, and from the signs, things seem quite serious.

In a story on his Instagram, Besi shows off a new tattoo on his hand, full of details:

- A girl's name: Ejona,

- a date: 25.12.2025, which coincides with Christmas and likely some event of significance for Besi (who is a Christian believer) and Ejonë, such as a possible engagement,

- an expression "Rose in times of war", making it clear that whatever kind of connection he has with this person, seems to have great importance for Besi.,

- a woman's hand, probably Ejonë's, showing us the actor's tattoo.

Also, the photo is accompanied by a song titled "I Will Love You Forever."

Bes Kallaku na prezantoi me partneren?

In the list of people that Bes Kallaku follows on Instagram, there is no woman with the same name, which indicates that Ejona must be very private.

Bes Kallaku confirmed his separation from Xhensila Myrtezaj in March 2024, during a dinner with the other participants of "Ferma VIP 1", during the time he was a participant in the reality show . The couple had a long love story, the fruit of which are their two little ones: Ajka and Amen.