Showbiz

E kritikuan për zogun që mbante si aksesor: Reagon Sheila Haxhiraj

E kritikuan për zogun që mbante si aksesor: Reagon Sheila
Foto: Sheila Haxhiraj/ Instagram

Gjatë performancës së saj natën e parë të Festivalit të Këngës, Sheila Haxhiraj kishte si pjesë të kostumografisë një aksesor që i përngjante shqiponjës, vendosur pranë njërit sup. Prej pamjes realiste të tij, njerëzit kritikuan Sheilën për atë zgjedhje aksesori, duke menduar se ishte krijuar me pjesë të vërteta të trupit të ndonjë shpendi, apo se ishte një zog i vërtetë e i balsamosur.

Megjithatë, Sheila sqaroi poshtë një postimi të saj, ku në foto tregonte procesin e krijimit të shqiponjës, se si qëndronte e vërteta:

"Një sqarim i vogël, me dashuri. Për të gjithë ata që më kanë pyetur për zogun në performancë: zogu nuk është i vërtetë dhe nuk është i balsamosur. Është thjesht një aksesor artistik.

E kam përdorur në mënyrë simbolike, për të shprehur lirinë, forcën dhe autenticitetin, ashtu siç e ndiej unë figurën e shqiponjës në interpretimin tim artistik."

Më tej, këngëtarja theksoi se nuk do lëndonte asnjëherë vërtet një kafshë për veshjen e saj skenike dhe përsëriti se ishte thjesht një formë shprehjeje për artin e saj:

"Dua ta theksoj shumë qartë: unë jam një njeri që i do dhe i mbron kafshët. Kush më njeh personalisht e di sa e rëndësishme është kjo për mua.

Më vjen sinqerisht keq që kjo është keqinterpretuar nga disa, sepse qëllimi im nuk ka qenë kurrë të dëmtoj apo të lëndoj asnjë krijesë, por vetëm të shprehem përmes artit."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SHEILA (@sheilahaxhiraj)

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

She was criticized for the bird she wore as an accessory: Sheila Haxhiraj reacts

E kritikuan për zogun që mbante si aksesor: Reagon Sheila
Photo: Sheila Haxhiraj/ Instagram

During her performance on the first night of the Song Festival, Sheila Haxhiraj had an eagle-like accessory placed near one shoulder as part of her costume. Given its realistic appearance, people criticized Sheila for that choice of accessory, thinking that it was created with real bird body parts, or that it was a real, embalmed bird.

However, Sheila explained below one of her posts, where the photo showed the process of creating the eagle, how the truth stood:

"A small clarification, with love. For all those who have asked me about the bird in the performance: the bird is not real and it is not embalmed. It is simply an artistic accessory.

I have used it symbolically, to express freedom, strength and authenticity, just as I feel the figure of the eagle in my artistic interpretation."

The singer further emphasized that she would never actually hurt an animal for her stage attire and reiterated that it was simply a form of expression for her art:

"I want to make it very clear: I am a person who loves and protects animals. Anyone who knows me personally knows how important this is to me.

"I sincerely regret that this has been misinterpreted by some, because my intention was never to harm or hurt any creature, but only to express myself through art."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SHEILA (@sheilahaxhiraj)