
Arbana Osmani duket se sapo ka dhënë një tjetër indicie që shton dyshimet se ajo do të jetë moderatorja e “Ferma VIP”.
Së fundmi, moderatorja ka ndarë në Instagram një foto nga sheshxhirimi, ku shfaqet krah partnerit të saj, njëkohësisht ish-regjisor i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj.

Në imazh dallohet një terren, që përputhet me natyrën e formatit, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është ky detaj: dera dhe dizanji i saj, që mendojmë se e kemi parë edhe më herët.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi detaj që ka nxitur spekulimet për rikthimin e Arbanës në ekran.
Pak kohë më parë, në një tjetër Story të publikuar në Instagram, ajo shfaqej e ulur mes baltës dhe barit, e veshur me çizme shiu Chanel, modeli ikonik që kushton rreth 1,150 dollarë (ose edhe më shumë) dhe që rrallëherë përdoret për një shëtitje të zakonshme në baltë. Zgjedhja e këtij look-u në një ambient tipik ferme u interpretua nga ndjekësit si një “mesazh” i koduar për projektin e ri.

Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, detajet e fundit kanë forcuar bindjen se rikthimi i Arbanës në ekran mund të vijë pikërisht përmes “Ferma VIP”.


