Showbiz

Ekskluzive: Elvana Gjata hyn sonte në “Big Brother VIP Albania” - ja pse!

Ekskluzive: Elvana Gjata hyn sonte në “Big Brother VIP Albania”
Foto: Elvana Gjata, "Big Brother VIP Albania"/ Instagram/ Top Channel

Prime-i i sotëm i “Big Brother VIP Albania” pritet të ketë një surprizë. Burime për Anabel zbulojnë se Elvana Gjata do të jetë e ftuara speciale e mbrëmjes.

Në videon e publikuar në Instagramin zyrtar të BBVA-së dëgjohet shprehja “me të ftuar special…”, çka lë të kuptohet qartë se produksioni ka rezervuar një emër të rëndësishëm për spektaklin e sotëm. Dhe sipas informacioneve tona, bëhet fjalë pikërisht për Elvanën.

Po pse tani?

Së fundmi, banorëve u është dhënë një sfidë: të ndahen në dy grupe dhe të performojnë një pjesë nga filmi “Dy gisht mjaltë”, me protagonistë Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin. Prania e saj në prime mund të jetë një surprizë direkte për banorët:

Nga ana tjetër, hyrja e Elvanës në BBVA mund të lidhet edhe me një moment të rëndësishëm në karrierën e saj. Më 10 maj, ajo do të mbajë koncertin “Dekada” në Milano, në Unipol Forum, një nga arenat më të njohura në Itali, ku kanë performuar yje botërorë si Paul McCartney, AC/DC, Celine Dion, Spice Girls, Mariah Carey, Madonna dhe Lady Gaga.

Përveç Elvanës, i vetmi artist shqiptar që ka performuar në këtë arenë është Alban Skënderaj, me koncertin “Motiv” në maj 2025. Koncerti “Dekada” shënon një tjetër hap të madh për Elvanën në skenën ndërkombëtare, ndaj nuk përjashtohet që prime-i i sotëm të jetë edhe një formë promovimi për këtë ngjarje.

Ekskluzive: Elvana Gjata hyn sonte në “Big Brother VIP Albania”

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Elvana shfaqet në “Big Brother VIP”. Në BBVA 2, ajo ishte e ftuara speciale në finale, gjatë ceremonisë së dasmës së Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, ku performoi për çiftin këngën “Si na”.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Exclusive: Elvana Gjata enters "Big Brother VIP Albania" tonight - here's why!

Ekskluzive: Elvana Gjata hyn sonte në “Big Brother VIP Albania”
Photo: Elvana Gjata, "Big Brother VIP Albania"/ Instagram/ Top Channel

Today's prime of "Big Brother VIP Albania" is expected to have a surprise. Sources for Anabel reveal that Elvana Gjata will be the special guest of the evening.

In the video published on BBVA's official Instagram, the phrase "with special guests..." is heard, which clearly implies that the production has reserved an important name for today's spectacle. And according to our information, it is precisely Elvana.

But why now?

Recently, residents were given a challenge: to split into two groups and perform a part from the film "Two Honey Fingers", starring Elvana Gjata and Ermal Mamaqi. Her presence in the premiere may be a direct surprise for residents:

On the other hand, Elvana's entry into BBVA could also be linked to an important moment in her career. On May 10, she will hold the "Decade" concert in Milan, at the Unipol Forum, one of the most popular arenas in Italy, where world stars such as Paul McCartney, AC/DC, Celine Dion, Spice Girls, Mariah Carey, Madonna and Lady Gaga have performed.

Besides Elvana, the only Albanian artist to have performed in this arena is Alban Skënderaj, with the "Motiv" concert in May 2025. The "Dekada" concert marks another big step for Elvana on the international stage, so it is not excluded that today's premiere will also be a form of promotion for this event.

Ekskluzive: Elvana Gjata hyn sonte në “Big Brother VIP Albania”

We remind you that this is not the first time Elvana has appeared on "Big Brother VIP". In BBVA 2, she was a special guest in the finale, during the wedding ceremony of Luiz Ejllit and Kiara Tito, where she performed the song "Si na" for the couple.