Showbiz

Ema Andrea bën homazhin prekës për të vëllanë: "Nuk di të vdes, do mësoj të jetoj nga e para"

Ema Andrea bën homazhin prekës për të vëllanë:
Foto: Ema Andrea/ Top Channel

Me rikthimin në ekranin e Top Channel për sezonin e ri të emisionit "Goca dhe Gra", Ema Andrea ka folur për herë të parë publikisht për përjetimet e saj në përballjen me zinë, që pas ndarjes nga jeta të vëllait të saj binjak, gazetarit sportiv Enea Andrea, në dhjetor të vitit 2025. 

"Mua muaji dhjetor më shkoi mirë dhe u mbyll shumë keq. Po ju dëgjoja në fakt dhe është siç është jeta, dikush ka lajme të mira, dikush ka lajme të këqija. Mua nuk më është mbyllur mirë 2025-a, natyrisht që s'është e mirë as 2026-a. Kam humbur gjysmën time. Janë ato dhuratat e hidhura që bën Zoti.

Për momentin jetoj në dy dimensione, uroj që kjo të mos ndikojë në punë. Është dita ime e parë e punës, dalja ime e parë mediatike dhe s'mund të ishte në vend tjetër veçse këtu. Edhe pse e kam thënë me dy mendje "po"-në, kur erdha dhe u takuam jam shumë dakord me veten që të jem këtu dhe vetëm këtu mund ta filloja, në vazhdimin e këtij emisioni.

Nuk është mirë të flasësh për të tilla gjëra, se janë delikate, por edhe për elefantin në dhomë nuk mund të rrimë pa folur. Sepse kjo humbje e gjysmës time më të mirë më ka sjellë shumë bekime, sepse kam parë shumë dashuri nga njerëz që nuk i njoh, dhe nga njerëz që i njoh. Vëllai im është përcjellë si mbret.

E qoftë edhe për t'u thënë faleminderit atyre që më kanë shkruar, që na kanë shkruar, që janë përpjekur të na mbështesin në të gjitha format, edhe në rrugë, në sytë e atyre njerëzve që kanë pasur frikë, ndrojë më saktë, për hir të tyre, unë duhet ta shfrytëzoj këtë moment për të thënë faleminderit. Edhe sepse e di që aty ka edhe shumë njerëz të tjerë që kalojnë situata të rënda. Kur them situata të rënda, kalojnë dhimbje të mëdha, nga ato që nuk vijnë nga shoqëria njerëzore, por vijnë nga një forcë madhore që ne e dimë që ekziston. E dimë që është një fund, por s'jemi asnjëherë gati dhe po përjetojnë dhimbje. Dhe me sa duket, kuptimi i vërtetë i dhimbjes është vetëm në të tilla momente. Të tjerat janë, sinqerisht, kalimtare.

Ky është një moment ku ke një ndjesi që është ekstremi i asaj tjetrës, por me dhimbjen ti nuk bën dot as hile, as e fsheh dot, as kompromise. Dhimbja s'ka as etikë, as moral, s'ka as fjalor dhe unë kam zbuluar që as fjalët nuk janë të duhura, të mjaftueshme as për ta shprehur, por as edhe për t'u mbështetur.

Është një ndjesi që të bën të shkosh shumë drejt të vërtetës, por në shumë raste, si edhe në rastin tim, të humbasin shumë vlera. Doja të thosha prioritete, për të mos thënë që ekzistenca e jetës ka pikëpyetje të mëdha, ka shumë zemërim. Unë kam vendosur ta lë dhimbjen të bëjë ç'të dojë me mua; nuk dua as ta luftoj, as ta fsheh, as ta kundërshtoj, as ta shpërndaj, më përket mua. Jam dorëzuar. Besoj se është një nga ato gjendje të cilave duhet t'i dorëzohesh.

Nuk di të vdes, t'i shkoj pranë vëllait e do mësoj të jetoj nga e para. Për mua po fillon jeta nga e para, do ta zbuloj ndryshe. Kam dëgjuar për herë të parë zërin tim. Është një zë gjysmë fëmije dhe gjysmë i ngjan timbrit të zërit të nënës time.

Vëllai im i ka falur kujtdo që e ka takuar në jetë një çast gëzimi, një minutë, një orë, një vit gëzimi, dhe këtë e kam zbuluar më shumë tani mbrapa. Mendoni ç'më ka falur mua që e kam jetuar 54 vjet, çdo ditë të jetës time, nga çdo banalitet i ditës deri tek ëndrrat tona. Por ai ka bërë çdo njeri të buzëqeshë. Dhimbja ime më përket mua, vuajtja, vaji, çfarëdo, por unë po i premtoj vetes edhe po përpiqem që sa herë të përmendet emri Enea Andrea, unë do të përpiqem që të sjell një buzëqeshje te kushdo.

Unë falenderoj Zotin që ma la 54 vjet një qenie të mrekullueshme afër vetes. Dhimbja është e imja, por Enea Andrea do të sjellë gjithmonë buzëqeshje dhe do t'i lutesha kujtdo, më së pari vetes time, që të mbetet e tillë. E besoj se dhuratat më të bukura që njerëzit lënë pas është kujtimi i emocionit që ndajnë. Të gjitha shprehjet "Bëhu e fortë", "Jeta vazhdon", nuk bëjnë asnjë punë; kush e ndjen këtë gjë e di, por është një situatë që do ta kapërcejë njeriu vetë me veten.

Do të përpiqem që intimitetin e kësaj ndjenje ta mbaj për vete, të mos ndikojë as në punë, as në marrëdhënie dhe mbi të gjitha mbi mirësinë që ka dhuruar ai. Do të përpiqem shumë që emri i tij të sjellë, si gjithmonë kur ishte gjallë, buzëqeshje. Pastaj, ç'do bëjë dhimbja me mua është puna e saj, por nuk ka asnjë të drejtë të trishtojë të tjerët."

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Ema Andrea pays touching tribute to her brother: "I don't know how to die, I will learn to live from scratch"

Ema Andrea bën homazhin prekës për të vëllanë:
Photo: Ema Andrea/Top Channel

With the return to the Top Channel screen for the new season of the show "Goca dhe Gra", Ema Andrea has spoken publicly for the first time about her experiences in dealing with grief, following the death of her twin brother, sports journalist Enea Andrea, in December 2025. 

"December went well for me and ended very badly. I was actually listening to you and that's how life is, someone has good news, someone has bad news. 2025 didn't end well for me, of course 2026 isn't good either. I lost half of myself. Those are the bitter gifts that God gives.

At the moment I live in two dimensions, I hope this does not affect my work. It is my first day of work, my first media appearance and it could not be anywhere else but here. Although I said "yes" with two minds, when I came and we met I am very much in agreement with myself to be here and only here could I start, in the continuation of this show.

It's not good to talk about such things, because they are delicate, but we can't ignore the elephant in the room. Because this loss of my better half has brought me many blessings, because I have seen so much love from people I don't know, and from people I know. My brother was sent as a king.

And even to say thank you to those who have written to me, who have written to us, who have tried to support us in all forms, even on the street, in the eyes of those people who have been afraid, more precisely, for their sake, I must use this moment to say thank you. Also because I know that there are many other people out there who are going through difficult situations. When I say difficult situations, they are going through great pain, from those that do not come from human society, but come from a greater force that we know exists. We know that it is an end, but we are never ready and they are experiencing pain. And apparently, the true meaning of pain is only in such moments. The others are, frankly, transient.

This is a moment where you have a feeling that is the extreme of the other, but with pain you can neither trick, nor hide, nor compromise. Pain has neither ethics, nor morals, nor vocabulary, and I have discovered that words are neither adequate, nor sufficient to express it, nor even to support it.

It is a feeling that makes you go a long way towards the truth, but in many cases, as in my case, many values ​​are lost. I wanted to say priorities, not to say that the existence of life has big questions, there is a lot of anger. I have decided to let the pain do whatever it wants with me; I do not want to fight it, nor hide it, nor oppose it, nor disperse it, it belongs to me. I have surrendered. I believe that it is one of those states to which you have to surrender.

I don't know how to die, I want to go to my brother and learn to live from scratch. For me, life is starting over, I will discover it differently. I heard my voice for the first time. It is a voice that is half childish and half similar to the timbre of my mother's voice.

My brother has forgiven everyone he has met in life for a moment of joy, a minute, an hour, a year of joy, and I have discovered this more recently. Think of what he has forgiven me for having lived 54 years, every day of my life, from every banality of the day to our dreams. But he has made everyone smile. My pain belongs to me, the suffering, the grief, whatever, but I am promising myself and trying that every time the name Enea Andrea is mentioned, I will try to bring a smile to everyone.

I thank God for leaving me with a wonderful being close to me for 54 years. The pain is mine, but Enea Andrea will always bring a smile and I would pray to everyone, first of all myself, to remain so. I believe that the most beautiful gifts that people leave behind are the memories of the emotions they share. All the expressions "Be strong", "Life goes on", do not do any good; whoever feels this knows, but it is a situation that the person will overcome on their own.

"I will try to keep the intimacy of this feeling to myself, not to affect either work or relationships, and above all, the kindness he has given. I will try hard to make his name bring, as it always did when he was alive, a smile. Then, what the pain will do to me is its own business, but it has no right to make others sad."