Showbiz

Ermal Meta në Sanremo: Mesazhi i këngës prekëse & kuptimi i emrit të qëndisur në këmishë

Ermal Meta në Sanremo: Mesazhi i këngës prekëse &
Foto: Ermal Meta/ Sanremo

Ermal Meta konkurron në Festivalin Italian të Muzikës Sanremo 2026 me "Stella Stellina", një këngë rezistence dhe shprese që sjell në skenën e Ariston historinë e një vajze palestineze që qëllimisht mbetet pa emër, duke u bërë kështu një përfaqësim i të gjithë fëmijëve të pafajshëm të prekur nga dhuna në Rripin e Gazës. Fjalët dhe muzika që synojnë t'u japin zë të gjitha vajzave palestineze të vrara gjatë luftës përforcohen nga pamja e artistit.

Ermal Meta në Sanremo: Mesazhi i këngës prekëse &

Ermali performoi në skenë në natën hapëse me emrin e një vajze të qepur në jakën e këmishës së tij: Amal. Një emër i zgjedhur jo rastësisht, që në arabisht do të thotë shpresë. "Amal" është emri i zgjedhur për natën e parë sepse emrat, në fakt, do të ndryshojnë çdo natë që artisti do të performojë në skenë. Ermali ka treguar se e shkroi këngën i frymëzuar nga vajza e tij 1-vjeçare, Fortuna.

"Protagonistja e 'Stella Stellina' është një vajzë pa emër, por ndoshta i ka të gjithë emrat. Aysha, Amal, Layla, Nour, Hind, kujt i intereson, ndoshta asgjë, ndoshta gjithçka. Bijat e askujt, bijat e të gjithëve. Doja që emrat e tyre të qepeshin në rrobat e mia, të shkruara me dorën time", shkroi kantautori poshtë postimit të tij në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Në veprën e tij "Stella stellina", Ermal Meta imagjinon gjetjen e kukullës së një vajze të vogël palestineze që është vrarë. 

Pjesë nga teksti i këngës:

"Gjeta kukullën tënde
Mendova se të pashë përsëri
Ti ishe kaq e vogël
Ti e mbajte deri në mbrëmje
Një përjetësi ka kaluar tashmë
Apo vetëm një orë
Që kur një re në qiell
ngrihet nga shtëpia jote
Nga shtëpia ime"

Në natën e errët, "zemërimi dhe lutja nuk do të jenë më të mjaftueshme" sepse asgjë nuk do ta kthejë në jetë vajzën e vogël pa emër që përfaqëson gjithë fëmijët e vrarë përgjatë luftës në Gaza.

"Lule në një oborr me gurë përreth
Si flutura jetove një ditë
Bijë e askujt, melodi e një kënge
Atë të njerëzve që të deshën kaq shumë

Oh, vajza ime e vogël, nata është e zezë e zezë
Zemërimi dhe lutja nuk do të jenë më të mjaftueshme
Nga kodra do të vijë një pranverë
Në erën e mbrëmjes do të jesh edhe ti atje

Yll, yll i vogël
Nata po afron
Një lutje nuk është e mjaftueshme
Të mos mendoj më për të
Nga kodra do të vijë një pranverë
Në erën e mbrëmjes do të jesh edhe ti atje"

Kënga tregon këndvështrimin e një burri - ndoshta një babai, një fqinji, një njeriu - i cili vëzhgon dhe ofron një perspektivë intime dhe njerëzore mbi një tragjedi kolektive. 

Kënga, e cila përzien tinguj latinë, ballkanikë e arabë, prek një temë delikate të kohës dhe Ermal Meta e ka bërë të qartë se nuk ka frikë nga polemikat, përkundrazi.

"Dua të qëndroj larg atyre që besojnë se nuk mund të flasim për një popull që është masakruar vazhdimisht për 70 vjet ", tha Ermali për Corriere della Sera.  

"Një popull që është në gojët e të gjithëve, por askush nuk flet për të, një oksimoron i çmendur. Por unë nuk po flas për luftën; lufta është midis dy ushtrive dhe në këtë rast shoh vetëm një të tillë."

Ermal Meta në Sanremo: Mesazhi i këngës prekëse &

Pas performancës, Carlo Conti, prezantuesi i Festivalit, shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh lidhur me temën:

"Lulet le të jenë vetëm për festime dhe kurrë mbi varret e fëmijëve që nuk kanë të bëjnë fare me marrëzitë e njerëzve."

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Ermal Meta in Sanremo: The message of the touching song & the meaning of the name embroidered on the shirt

Ermal Meta në Sanremo: Mesazhi i këngës prekëse &
Photo: Ermal Meta/ Sanremo

Ermal Meta competes at the 2026 Sanremo Italian Music Festival with "Stella Stellina", a song of resistance and hope that brings to the Ariston stage the story of a Palestinian girl who intentionally remains nameless, thus becoming a representation of all the innocent children affected by the violence in the Gaza Strip. The words and music that aim to give voice to all the Palestinian girls killed during the war are reinforced by the artist's appearance.

Ermal Meta në Sanremo: Mesazhi i këngës prekëse &

Ermali performed on stage on the opening night with the name of a girl sewn into the collar of his shirt: Amal. A name chosen not by chance, which in Arabic means hope. "Amal" is the name chosen for the first night because the names, in fact, will change every night the artist will perform on stage. Ermali has revealed that he wrote the song inspired by his 1-year-old daughter, Fortuna.

"The protagonist of 'Stella Stellina' is a girl without a name, but maybe she has all the names. Aysha, Amal, Layla, Nour, Hind, who cares, maybe nothing, maybe everything. Nobody's daughters, everyone's daughters. I wanted their names sewn onto my clothes, written in my own hand," the singer-songwriter wrote under his Instagram post.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

In his work "Stella stellina", Ermal Meta imagines finding the doll of a little Palestinian girl who was murdered. 

Part of the song lyrics:

"I found your doll
I thought I saw you again
You were so small
You held it until the evening
An eternity has passed
Or just an hour
Since a cloud in the sky
rises From your house
From my house"

In the dark night, "anger and prayer will no longer be enough" because nothing will bring back to life the nameless little girl who represents all the children killed throughout the war in Gaza.

"Flower in a stone courtyard
Like a butterfly you lived one day
Daughter of no one, melody of a song
Of the people who loved you so much

Oh, my little girl, the night is black black
Anger and prayer will no longer be enough
From the hill a spring will come
In the evening breeze you will be there too

Star, little star
The night is coming
One prayer is not enough
To stop thinking about it
From the hill a spring will come
In the evening breeze you will be there too"

The song tells the story of a man - perhaps a father, a neighbor, a man - who observes and offers an intimate and human perspective on a collective tragedy. 

The song, which mixes Latin, Balkan and Arabic sounds, touches on a delicate topic of the time and Ermal Meta has made it clear that he is not afraid of controversy, quite the opposite.

"I want to stay away from those who believe that we cannot talk about a people that has been massacred continuously for 70 years," Ermali told Corriere della Sera.  

"A people that is on everyone's lips, but no one talks about it, a crazy oxymoron. But I'm not talking about war; war is between two armies, and in this case I see only one."

Ermal Meta në Sanremo: Mesazhi i këngës prekëse &

After the performance, Carlo Conti, the Festival's presenter, took the opportunity to send a message regarding the topic:

"Let flowers be only for celebrations and never on the graves of children who have nothing to do with people's foolishness."