
“Brontë Blush” është trendi që po dominon këtë sezon dhe gjasat janë se do ta shohim kudo edhe në pranverë. Romantik, i freskët dhe delikat, ky stil grimi imiton atë skuqjen natyrale të faqeve që krijohet nga temperaturat e ftohta.

Ky trend u bë menjëherë viral falë paraqitjeve të aktores Margot Robbie në premierën e filmit Wuthering Heights në Los Angeles. Pamja e saj, e realizuar nga grimerja e njohur Pati Dubroff, kishte në qendër të vëmendjes pikërisht blush-in, duke e kthyer atë në elementin kryesor të grimit.
Çfarë është “Brontë Blush”?

“Brontë Blush” është një blush me shkëlqim të lehtë në tone të ngrohta, i cili aplikohet më poshtë në faqe, jo vetëm në mollëza, por edhe pak më pranë qendrës së fytyrës. Rezultati është një nuancë natyrale rozë, e ngjashme me atë që shfaqet kur kemi ftohtë ose pas një shëtitjeje të gjatë jashtë.
Qëllimi nuk është të krijohet një efekt i nxirë nga dielli apo një kontur i fortë. Përkundrazi, synohet një pamje natyrale dhe një nuancë që duket sikur vjen natyrshëm nga brenda lëkurës.
Pse është kaq trend?

Estetika e “romancës së errët” është rikthyer fuqishëm në modë dhe tani po reflektohet edhe në botën e grimit. Me rikthimin e Wuthering Heights, frymëzuar nga romani i Emily Brontë, stili romantik dhe pak melankolik po bëhet pjesë e pamjeve moderne të bukurisë.
“Brontë Blush” përfaqëson një mënyrë dhe natyrale për ta përqafuar këtë estetikë, pa e tepruar me grim të rëndë. Në epokën viktoriane, grimi i fortë konsiderohej i ekzagjeruar, ndërsa faqet natyrale rozë ishin simbol i bukurisë dhe finesës.
Si ta realizoni këtë pamje?

Për të arritur efektin “Brontë Blush”, filloni me një bazë të lehtë që lejon lëkurën të duket natyrale. Shmangni fondatinat e rënda dhe zgjidhni produkte që japin një përfundim të freskët.
Më pas, përdorni një blush kremoz ose të lëngshëm në nuanca rozë ose e kuqe të lehtë. Këto tekstura janë ideale sepse krijojnë një efekt rrezatues dhe natyral. Aplikojeni blush-in më poshtë në faqe dhe përhapeni butësisht, duke e përzier mirë me furçë ose sfungjer për të shmangur vijat e forta.


