Duket se çdo muaj shfaqet një trend i ri “si thonjtë tuaj, por më të bukur”, por të gjitha vajzat e dinë që thonjtë minimalistë kanë avantazhet e veta unike.
“Mendoj se ndoshta me gjithë çmendurinë që ndodh në botë tani, minimalizmi në bukuri duket si një ekuilibër i bukur,” thotë artisti i njohur i thonjve, Tom Bachik, i cili ka klientë si Selena Gomez, Margot Robbie dhe Jennifer Lopez. “Ende duam të ndihemi të bukur, por jo në një mënyrë që thotë ‘shikomë mua’.”
Nëse kërkoni një pamje të re për thonjtë (që shkon me gjithçka në gardërobën tuaj), ose thjesht keni humbur mes valës së pafund të thonjve neutralë, jeni në vendin e duhur. Më poshtë kemi përmbledhur të gjitha trendet e thonjve neutralë që duhet t’i mbani mend në 2026, me këshilla profesionale për t’i përdorur.
Thonj të ngrohtë – Tonet nude me shkëlqim të butë, që i japin thonjve një pamje natyrale dhe elegante.

Thonj kremoz qumështi – Ngjyrë gjysmë transparente që duket e butë dhe e pastër, pa e kaluar tek e bardha e fortë.

Thonj xhami – Shkëlqim intensiv që i bën thonjtë të duken thuajse transparetë si xham dhe shumë të pastër.

Thonj të sapunjtë – Pamje e lëmuar dhe "e lagur", si të ishin larë me sapun, e ndjeshme dhe e freskët.

Thonj me krem BB – Ton kremoz që zbukuron thonjtë natyralë, duke nxjerrë në pah shkëlqimin e tyre të brendshëm.

Thonj si ujë trëndafili – Rozë e lehtë dhe e ëmbël, që duket natyrale dhe delikate mbi thonjtë.

Thonj të shkëlqyeshëm reflektues – Bazë nude me një shtresë pluhuri shkëlqyes, që i jep thonjve pamje moderne dhe të rafinuar.

French tip i butë – Baza nude me majë të bardhë të hollë, për një pamje klasike, të pastër dhe elegante.





