
Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke sjellë anulimin e televotimit të kësaj jave.
Sipas njoftimit zyrtar të “BBVA”,banorët nuk janë ende në dijeni të këtij vendimi. Në nominim ishin Selin, Gimbo dhe Greta, të cilët u dërguan në televotim nga Juela pasi hapjes së Kutisë së Pandorës.
Më shumë detaje mbi këtë vendim dhe mbi përmbajtjen e zarfit të zi pritet të zbulohen gjatë spektaklit të së shtunës.
View this post on Instagram
Ky vendim vjen në një moment kur situata në shtëpi është përshkallëzuar, pas debateve të njëpasnjëshme, kryesisht mes të nominuarve.
Një ndër momentet më të komentuara është përplasja mes Juelës dhe Gertës, teksa kjo e fundit e pështyu. Ndërkohë, sot, në një tjetër "front debatesh", Juela zgjodhi të hidhte në pishinë arushin e Brikenës.
Megjithatë, nuk dihet ende se për cilën nga situatat e krijuara ka mbërritur zarfi i zi.
