Showbiz

Fifi shpërthen në lot: "Kujt po i prish balancat pjesëmarrja ime në FiK që po ma mallkoni djalin?!"

Fifi shpërthen në lot: "Kujt po i prish balancat pjesëmarrja
Foto: Fifi/ Instagram

Fifi ka dalë së fundmi në një video live në Instagram, ku papritur ka shpëthyer në lot prej gjendjes së rënduar emocionale. Shkak për këtë, kanë qenë komentet negative që ajo ka marrë për të birin, sipas saj veçanërisht pasi zbuloi se do të ishte pjesëmarrëse në "Festivalin e Këngës 64".

Si fillim, ajo nisi të tregojë se është mësuar me komentet negative që prej vitit 2021, pas episodit ku i ra të fikët në shtëpinë e "BBVA 1". Në mëdyshje për ta diskutuar shqetësimin e saj ose jo, Fifi më tej zbuloi se komentet negative për të birin e kanë ndikuar shumë:

"Nuk e di pse njerëzit kanë bindjen që unë jam negative, unë s'jam. Këtë vit marr pjesë në Festival bashkë me Tirin, me një këngë që e dua fort. Si përfundim, e kuptoj që njerëzit duan këngë patetike. Nuk është se mendojnë veç një pakicë njerëzish keq, janë shumë. Nga 100 mesazhe, 20 i kam urime, 80 i kam mallkime, duke më sharë, duke më ofenduar, duke më mallkuar edhe djalin. Këto ditët e fundit kam bërë minimalisht 200 veta block sepse po më mallkojnë djalin. Mirë unë jam 'negative', po çfarë ju ka bërë djali im?!" tha ajo teksa shpërtheu në lot.

Më tej, Fifi la të nënkuptojë se këto ofendime, veçanërisht ndaj djalit, janë shtuar tani që do jetë pjesëmarrëse në FiK, gjë që e ka shtyrë atë të mendojë se po ndodh një orkestrim urrejtjeje ndaj saj për të ndikuar prezantimin në Festival:

"Të gjitha i pranoj, po pse po ma prekni djalin?! Kujt jam duke ia prishur balancën në Festival që po hidhni helm? Djalin mos ma prekni."

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Fifi bursts into tears: "Whose balance is my participation in FiK disrupting, that you are cursing my son?!"

Fifi shpërthen në lot: "Kujt po i prish balancat pjesëmarrja
Photo: Fifi/ Instagram

Fifi recently appeared in a live video on Instagram, where she suddenly burst into tears due to her emotional state. The reason for this was the negative comments she received about her son, according to her, especially after she discovered that she would be participating in the "Song Festival 64".

First, she began to show that she has been used to negative comments since 2021, after the episode where she fainted at the "BBVA 1" house. Hesitating whether to discuss her concern or not, Fifi further revealed that the negative comments about her son have greatly affected her:

"I don't know why people are convinced that I'm negative, I'm not. This year I'm participating in the Festival with Tirin, with a song that I really love. In conclusion, I understand that people want pathetic songs. It's not that only a few people think badly, there are many. Out of 100 messages, 20 are congratulations, 80 are curses, cursing me, insulting me, even cursing my son. In the last few days, I've blocked at least 200 people because they're cursing my son. Okay, I'm 'negative', but what has my son done to you?!" she said as she burst into tears.

Fifi further implied that these insults, especially towards the boy, have increased now that she will be participating in FiK, which has led her to think that an orchestration of hatred against her is taking place to influence her presentation at the Festival:

"I accept everything, but why are you touching my son?! Who am I upsetting at the Festival by throwing poison at him? Don't touch my son."