Showbiz

Flet për herë të parë Alis pas fitores në Festivalin e Këngës

Flet për herë të parë Alis pas fitores në Festivalin e
Foto: Alis Kallaçi/ RTSH

Edhe pse, pas fitoreve, jemi mësuar të dëgjojmë të thuhet diçka mbi emocionin e momentit, fitorja e Alis në Festivalin e Këngës nuk ishte rasti.

“Hiqi syzet Alis, të shohim emocionet”,- tha Arilena pasi ai mori kupën dhe ne pamë vetëm disa lot. Më pas, mbyllja e festivalit u shoqërua nga një performim i fundit i tij në skenë.

Ditën e djeshme, në një intervistë në "Postfestival" në RTSH, së bashku me të tjerë pjesëmarrës të festivalit, Alis Kallaçi ndau dy fjalë mbi përjetimin e tij të fitores dhe mënyrën se si u prit nga dëgjuesit.

“Janë dy ekstreme! Jam njeriu më i lumtur në botë dhe nuk më besohet akoma, sinqerisht! Më është bërë ëndrra realitet dhe përqafimi i publikut ishte qershia mbi tortë. Nuk e prisja të ishte në këtë masë. I prisja të më shtynin për mirë, ai suporti i përhershëm që kam patur, por jo në këtë formë. Kjo ishte surprizë. Nuk e di, kam mbetur pa fjalë!”

Sa i takon mënyrës se si u prit mesazhi që ai u përpoq të jepte përmes kësaj kënge, ai reagoi i lumtur nga ndikimi që pati, ashtu sikurse edhe nga gjithë emocionet që ajo përcolli.

“Përveç energjisë, kam përshtypjen mesazhi. Vetë titulli, mbante një peshë shumë të madhe. Domethënë, duke marrë parasysh se sado e vogël të jetë largësia, prapë është e njëjta dhimbje. Këtë mesazh jam detyruar ta jap përtej këngës. Mendoj që njerëzit janë lidhur shumë me këtë fakt.”

Alis, u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nan”. Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me këngën “Ta kam fal”, ndjekur nga Sheila me “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Eurovision Song Contest 2026 do të zhillohet në Vjenë, Austri, pas fitores së JJ me këngën "Wasted Love” vitin e kaluar. Konkursi do të mbahet më datat 12, 14 dhe 16 maj.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Alis speaks for the first time after winning the Song Festival

Flet për herë të parë Alis pas fitores në Festivalin e
Photo: Alis Kallaçi/RTSH

Although, after victories, we are used to hearing something said about the emotion of the moment, Ali's victory at the Song Festival was not the case.

"Take off your glasses, Alis, let's see the emotions," said Arilena after he received the cup and we only saw a few tears. Then, the closing of the festival was accompanied by his last performance on stage.

Yesterday, in an interview on "Postfestival" on RTSH, along with other festival participants, Alis Kallaçi shared a few words about his experience of victory and the way he was received by the listeners.

"There are two extremes! I am the happiest man in the world and I still can't believe it, honestly! My dream has come true and the public's embrace was the icing on the cake. I didn't expect it to be to this extent. I expected them to push me for the better, that constant support I have had, but not in this form. This was a surprise. I don't know, I am speechless!"

As for how the message he tried to convey through this song was received, he reacted happily to the impact it had, as well as all the emotions it conveyed.

"In addition to the energy, I have the impression that the message. The title itself carried a very great weight. That is, considering that no matter how small the distance is, it is still the same pain. I was forced to give this message beyond the song. I think people have connected a lot with this fact."

Alis was declared the winner of the 64th edition of the "Song Festival" with the song "Nan". Inis Neziri came in second place with the song "Ta kam fal", followed by Sheila with "Zemra e tokës" in third place.

The Eurovision Song Contest 2026 will be held in Vienna, Austria, following JJ's victory with the song "Wasted Love" last year. The contest will be held on May 12, 14 and 16.