Anabelizim

Gafat e Jonidës të renditura sipas nivelit të sikletit: Nga “Energjia” te “(pret pak reagim)”

Gafat e Jonidës të renditura sipas nivelit të sikletit: Nga
Foto: "Big Brother VIP Kosova" / Klan Kosova

Gjatë sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Jonida Vokshi na ka dhënë disa momente që interneti i ka futur në “arkivën e artë të gafave televizive”. Tekefundit, në transmetime live, gafat ndodhin dhe janë pothuajse të pashmangshme, por kur përsëriten, interneti nuk të fal. E për hir të së vërtetës, gafat e Jonida Vokshit këtë sezon të reality show-t kanë qenë të paharrueshme.

Kështu që, për dashamirësit e momenteve "upsss", po bëjmë një renditje të momenteve virale të Jonidës sipas nivelit të “më fal, çfarë sapo ndodhi?!”.

Vendi i katërt: “Energjia” vs “Regjia”

Në puntatën e parë të sezonit të katërt, gjithçka nisi me një pyetje bazike nga Jonida drejtuar Klodianit: “Cila është pika jote më e fortë aty brenda?”.

Klodiani përgjigjet: “Energjia.”
Jonida: “Regjia?”
Publiku: *në siklet*

Klodiani përpiqet ta shpëtojë situatën me humor: “Energjia. Me qenë regjia, unë jam aty me ty.”

Dhe Jonida, e bindur për territorin e saj: “Jo, unë jam prezantuese.”

Vendi i tretë: Finalistet dhe “emri i tij”

Gjatë gjysmëfinales, në një nga momentet më delikate të mbrëmjes kur do të zbulohej personi i radhës që do të shkonte në finale, Jonida shpalli me seriozitet: “Do të zbulojmë emrin e saj...ose të tij”.

Ok, do thoni ju, ku qëndron problemi? Në garë ishin vetëm vajza: Hygerta, Benita dhe Dolce.

Gafat e Jonidës të renditura sipas nivelit të sikletit: Nga

Vendi i dytë: “Tajm” Kastrati

Artistja e makeup-it quhej Time Kastrati. Por anglishtja hyri papritur në spektakël dhe Jonida e lexoi si /taim/ Kastrati. U desh që të ndërhynte Alaudini për të korrigjuar emrin. Interneti aq deshi…Jonida e mori me mend se çfarë e priste, sepse fill pas lapsusit, tha: "U bëra meme prapë".

Gafat e Jonidës të renditura sipas nivelit të sikletit: Nga

Vendi i parë: Legjendarja “(pret pak reagim)”

Në një moment gjatë leximit të sponsorit, Jonida bëri atë që shumë prej nesh kemi bërë në prezantime PowerPoint: lexoi gjithçka. Edhe pjesën që nuk ishte për publikun. Fjalia magjike e mbrëmjes?

“(pret pak reagim)”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Endrit kuci (@andreaaaaaaaa80)

Sezoni i katërt i BBVK na mësoi diçka (Jonidës po e po): Mos i beso kurrë 100% skaletës dhe gjithmonë prit pak reagim.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Jonida's Gaffes Ranked by Level of Embarrassment: From "Energy" to "(Waiting for a Little Reaction)"

Gafat e Jonidës të renditura sipas nivelit të sikletit: Nga
Photo: "Big Brother VIP Kosovo" / Klan Kosova

During the fourth season of "Big Brother VIP Kosova", Jonida Vokshi has given us some moments that the internet has included in the "golden archive of television gaffes". After all, in live broadcasts, gaffes happen and are almost inevitable, but when they are repeated, the internet does not forgive. And for the sake of truth, Jonida Vokshi's gaffes this season of the reality show have been unforgettable.

So, for lovers of "oopss" moments, we're ranking Jonida's viral moments by "sorry, what just happened?!" level.

Fourth place: “Energy” vs. “Direction”

In the first episode of the fourth season, it all started with a basic question from Jonida to Klodian: "What is your strongest point inside?".

Klodiani answers: “Energy.”
Jonida: “Directing?”
Audience: *embarrassed*

Klodian tries to salvage the situation with humor: "Energy. If it's the director, I'm right there with you."

And Jonida, confident in her territory: "No, I'm a presenter."

Third Place: Finalists and "his name"

During the semi-final, in one of the most delicate moments of the evening when the next person to go to the final would be revealed, Jonida announced seriously: "We will reveal her name...or his."

Ok, you say, where is the problem? There were only girls in the competition: Hygerta, Benita and Dolce.

Gafat e Jonidës të renditura sipas nivelit të sikletit: Nga

Second place: “Tajm” Kastrati

The makeup artist was named Time Kastrati. But English suddenly entered the show and Jonida read it as /taim/ Kastrati. Alaudini had to intervene to correct the name. The Internet was so eager… Jonida guessed what was in store for her, because right after the slip, she said: "I became a meme again."

Gafat e Jonidës të renditura sipas nivelit të sikletit: Nga

First place: The legendary “(waiting for some reaction)”

At one point during the sponsor's reading, Jonida did what many of us have done in PowerPoint presentations: she read everything. Even the part that wasn't for the public. The magic word of the evening?

“(waits for a little reaction)”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Endrit Kuci (@andreaaaaaaaa80)

The fourth season of BBVK taught us something (Jonida's yes and yes): Never trust the skeleton 100% and always expect a little reaction.