Anabelizim

Pse kaq shumë njerëz përmendën Musine Kokalarin si gruan që i frymëzon

Pse kaq shumë njerëz përmendën Musine Kokalarin si gruan

Për dekada me radhë, ajo ishte një emër që nuk duhej përmendur. Librat e saj u zhdukën nga qarkullimi, zëri i saj u shtyp dhe jetën e kaloi mes burgut dhe internimit. Një shkrimtare që nuk mund të botonte më; një intelektuale që nuk mund të fliste; një grua që u dënua. Dhe megjithatë, historia nuk arriti ta fshinte.

Këtë 8 Mars, kur i pyetëm ndjekësit e Anabel se cila është gruaja që i frymëzon, mes emrave të shumtë që u përmendën, njëri u përsërit më shpesh: Musine Kokalari. Një grua që zgjodhi lirinë e mendimit, edhe kur çmimi që duhej të paguante ishte shumë i rëndë.

Si u bë Musine Kokalari shkrimtarja e parë shqiptare

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt 1917 në Adana të Turqisë. Në vitin 1921 familja e saj u kthye në Shqipëri dhe u vendos fillimisht në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Disa vite më vonë, familja u zhvendos në Tiranë. Në vitin 1937 ajo përfundoi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera në vitin 1941.

Që shumë herët, Musineja spikati për talentin e saj. Në vitin 1939 botoi librin “Seç më thotë nëna plakë”, duke u bërë kështu shkrimtarja e parë shqiptare që botoi një libër. Më pas botoi edhe dy vepra të tjera: “Rreth vatrës” (1944) dhe “Sa u tund jeta” (1945).

Shkrimet e saj sollën rrëfime nga jeta e përditshme, traditat dhe botën shpirtërore shqiptare, me një zë të rrallë për kohën: zërin e një gruaje që shkruante për realitetin e saj.

Kur idetë politike e vunë përballë regjimit

Por Musine Kokalari nuk ishte vetëm shkrimtare. Në vitin 1943, së bashku me disa të rinj të tjerë, ajo themeloi Partinë Socialdemokrate, një përpjekje për të ndërtuar një alternativë demokratike për Shqipërinë e pasluftës. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli edhe numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”, një botim që promovonte idetë demokratike dhe pluralizmin politik.

Angazhimi politik do ta vendoste shumë shpejt përballë regjimit komunist. Në nëntor të vitit 1944, vëllezërit e saj, Muntaz dhe Vesim Kokalari, u pushkatuan. Vetëm katër ditë më vonë u arrestua edhe Musineja. Pas arrestimit të parë, në janar 1946 ajo u arrestua sërish dhe u dënua me 20 vite burg.

Në gjyq, Musineja mbajti një qëndrim që sot konsiderohet një nga deklaratat më të guximshme të historisë politike shqiptare:

“Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj.”

Dhe në një moment tjetër u shpreh:

“Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua, ju doni të dënoni Rilindjen.”

Një jetë mes burgut, internimit dhe vetmisë

Musine Kokalari kaloi vite të tëra në burg. Në vitin 1961 u lirua, por nuk u lejua të kthehej në jetën e saj të mëparshme. Ajo u internua në Rrëshen, ku jetoi për dekada duke bërë punë të rënda fizike në ndërtim dhe bujqësi. Në internim jetoi kryesisht në vetmi. Vetëm librat i bënin shoqëri.

Në një dorëshkrim autobiografik ajo shkruante:

“Komunistët më varrosën për së gjalli...nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje? Unë s’jam fajtore.”

Në vitin 1981 u diagnostikua me kancer. Sipas dëshmive të bashkëkohësve, nuk iu dha mundësia të kurohej në spitalin onkologjik. Musine Kokalari vdiq më 14 gusht 1983 në internim, në Rrëshen. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.

Një figurë që historia nuk mundi ta fshinte

Pas rënies së komunizmit, figura e Musine Kokalarit u vlerësua. Në vitin 1993 ajo u dekorua pas vdekjes me medaljen “Martir i Demokracisë”, ndërsa më vonë iu dha edhe titulli “Nderi i Kombit.”

Sot ajo konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të mendimit demokratik në Shqipëri: shkrimtarja e parë shqiptare, një nga zërat e para opozitare ndaj komunizmit dhe një intelektuale që refuzoi të kërkonte falje për bindjet e saj.

Pse kaq shumë njerëz përmendën Musine Kokalarin si gruan

Pse historia e saj vazhdon të flasë edhe sot

Ka shumë mënyra për të qenë një figurë frymëzuese. Disa njerëz frymëzojnë me suksesin, disa me ndikimin. Musine Kokalari frymëzon me kurajën. Ajo ishte një grua që vendosi të shkruante në një epokë kur gratë rrallë botonin libra. Vendosi të fliste për demokracinë kur ishte e rrezikshme. Dhe vendosi të mos kërkonte falje për bindjet e saj, edhe kur pasojat ishin vite burg dhe internim.

Ndoshta kjo është arsyeja pse, shumë vite pas vdekjes së saj, në një pyetje të thjeshtë për 8 Marsin, emri i Musine Kokalarit vazhdon të përmendet. Sepse historia e saj është historia e një gruaje që foli hapur në një kohë kur heshtja ishte mënyra më e sigurt për të mbijetuar.

- Shkruar nga Sindi Salaj, kryeredaktore e Anabel Media. 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Pse kaq shumë njerëz përmendën Musine Kokalarin si gruan që i frymëzon më shumë

Pse kaq shumë njerëz përmendën Musine Kokalarin si gruan

Për dekada me radhë, ajo ishte një emër që nuk duhej përmendur. Librat e saj u zhdukën nga qarkullimi, zëri i saj u shtyp dhe jetën e kaloi mes burgut dhe internimit. Një shkrimtare që nuk mund të botonte më; një intelektuale që nuk mund të fliste; një grua që u dënua. Dhe megjithatë, historia nuk arriti ta fshinte.

Këtë 8 Mars, kur i pyetëm ndjekësit e Anabel se cila është gruaja që i frymëzon, mes emrave të shumtë që u përmendën, njëri u përsërit më shpesh: Musine Kokalari. Një grua që zgjodhi lirinë e mendimit, edhe kur çmimi që duhej të paguante ishte shumë i rëndë.

Pse kaq shumë njerëz përmendën Musine Kokalarin si gruan

Si u bë Musine Kokalari shkrimtarja e parë shqiptare

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt 1917 në Adana të Turqisë. Në vitin 1921 familja e saj u kthye në Shqipëri dhe u vendos fillimisht në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Disa vite më vonë, familja u zhvendos në Tiranë. Në vitin 1937 ajo përfundoi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera në vitin 1941.

Që shumë herët, Musineja spikati për talentin e saj. Në vitin 1939 botoi librin “Seç më thotë nëna plakë”, duke u bërë kështu shkrimtarja e parë shqiptare që botoi një libër. Më pas botoi edhe dy vepra të tjera: “Rreth vatrës” (1944) dhe “Sa u tund jeta” (1945).

Shkrimet e saj sollën rrëfime nga jeta e përditshme, traditat dhe botën shpirtërore shqiptare, me një zë të rrallë për kohën: zërin e një gruaje që shkruante për realitetin e saj.

Pse kaq shumë njerëz përmendën Musine Kokalarin si gruan

Kur idetë politike e vunë përballë regjimit

Por Musine Kokalari nuk ishte vetëm shkrimtare. Në vitin 1943, së bashku me disa të rinj të tjerë, ajo themeloi Partinë Socialdemokrate, një përpjekje për të ndërtuar një alternativë demokratike për Shqipërinë e pasluftës. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli edhe numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”, një botim që promovonte idetë demokratike dhe pluralizmin politik.

Angazhimi politik do ta vendoste shumë shpejt përballë regjimit komunist. Në nëntor të vitit 1944, vëllezërit e saj, Muntaz dhe Vesim Kokalari, u pushkatuan. Vetëm katër ditë më vonë u arrestua edhe Musineja. Pas arrestimit të parë, në janar 1946 ajo u arrestua sërish dhe u dënua me 20 vite burg.

Në gjyq, Musineja mbajti një qëndrim që sot konsiderohet një nga deklaratat më të guximshme të historisë politike shqiptare:

“Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj.”

Dhe në një moment tjetër u shpreh:

“Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua, ju doni të dënoni Rilindjen.”

Pse kaq shumë njerëz përmendën Musine Kokalarin si gruan

Një jetë mes burgut, internimit dhe vetmisë

Musine Kokalari kaloi vite të tëra në burg. Në vitin 1961 u lirua, por nuk u lejua të kthehej në jetën e saj të mëparshme. Ajo u internua në Rrëshen, ku jetoi për dekada duke bërë punë të rënda fizike në ndërtim dhe bujqësi. Në internim jetoi kryesisht në vetmi. Vetëm librat i bënin shoqëri.

Në një dorëshkrim autobiografik ajo shkruante:

“Komunistët më varrosën për së gjalli...nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje? Unë s’jam fajtore.”

Në vitin 1981 u diagnostikua me kancer. Sipas dëshmive të bashkëkohësve, nuk iu dha mundësia të kurohej në spitalin onkologjik. Musine Kokalari vdiq më 14 gusht 1983 në internim, në Rrëshen. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba.

Pse kaq shumë njerëz përmendën Musine Kokalarin si gruan

Një figurë që historia nuk mundi ta fshinte

Pas rënies së komunizmit, figura e Musine Kokalarit u vlerësua. Në vitin 1993 ajo u dekorua pas vdekjes me medaljen “Martir i Demokracisë”, ndërsa më vonë iu dha edhe titulli “Nderi i Kombit.”

Sot ajo konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të mendimit demokratik në Shqipëri: shkrimtarja e parë grua shqiptare, një nga zërat e parë opozitarë ndaj komunizmit dhe një intelektuale që refuzoi të kërkonte falje për bindjet e saj.

Pse kaq shumë njerëz përmendën Musine Kokalarin si gruan

Pse historia e saj vazhdon të flasë edhe sot

Ka shumë mënyra për të qenë një figurë frymëzuese. Disa njerëz frymëzojnë me suksesin, disa me ndikimin. Musine Kokalari frymëzon me kurajën. Ajo ishte një grua që vendosi të shkruante në një epokë kur gratë rrallë botonin libra. Vendosi të fliste për demokracinë kur ishte e rrezikshme. Dhe vendosi të mos kërkonte falje për bindjet e saj, edhe kur pasojat ishin vite burg dhe internim.

Ndoshta kjo është arsyeja pse, shumë vite pas vdekjes së saj, në një pyetje të thjeshtë për 8 Marsin, emri i Musine Kokalarit vazhdon të përmendet. Sepse historia e saj është historia e një gruaje që zgjodhi foli hapur në një kohë kur heshtja ishte mënyra më e sigurt për të mbijetuar.