Anabelizim

“Le ta ndiejmë luftën, varja”? Jo kaq thjesht.

Foto: "Wake up" / Top Channel

Herët gjatë ditës, në një mëngjes me diell në Tiranë, ndërkohë që lajmet ndërkombëtare flisnin për sulmet amerikano-izraelite kundër Iranit, përshkallëzim të goditjeve me raketa në të gjithë rajonin dhe viktima civile, në studion e “Wake Up” në Top Channel u zhvillua një bisedë.

Pyetja e ditës: “Ç’mendoni për sulmin kundër regjimit në Iran?”

Afërmendsh që një temë e tillë do të diskutohej. Situata po përshkruhet nga disa analistë si një moment në kufijtë e një përshkallëzimi global. Problemi nuk qëndron te tema. Problemi qëndron te një koment në fund të programit.

Për ta kuptuar më qartë, ja biseda mes autorit të programit, Blendi Salaj dhe moderatores, Heidi Baci.

Blendi Salaj: “Sot është një tjetër ditë me diell dhe bota është lëmsh, po të shohësh lajmet. Por unë mendoj dhe shpresoj, mbetem optimist që do ta gjejmë rrugën. Jemi shumë të humbur si njerëzim, më vjen keq për këtë, që janë disa koka të çmendura, nga secila anë, që janë duke bërë botën çorap. [E kam fjalën] për këtë që unë do ta quaja ‘klasa Epstein’.”

Heidi Baci: “Shiko, këto gjëra nuk duhen parë me sy të keq. Ndonjëherë duhet të jemi të pjekur në atë pikë që të kuptosh që një ‘reset’ duhet ndoshta.”

Blendi Salaj: “Duhet një reset thua ti?”

Heidi Baci: “Po, ndoshta një pjekuri tjetër që…”

Blendi Salaj: “Shiko, Heidi, me i pa me sy të mirë predhat kur bien, apo qytetet kur shkatërrohen…”

Heidi Baci: “Jo, nuk i shikon me sy të mirë, por ka arritur në një lëmsh.”

Blendi Salaj: “30,000 fëmijë janë rrëmbyer nga rusët në Ukrainë.”

Heidi Baci: “Ti e kupton që nuk mund të vazhdojë më kjo situatë? Gaza nuk mund të vazhdonte më? Duhet të ketë një situatë që të paktën të përfshihemi të gjithë *qesh*. Çfarë të bësh? S’ke çfarë bën. Duhet të jemi optimistë në shpirt, të çohemi nesër, ditë me diell e kështu. Unë preferoj të mos i shoh, arrin një moment që nuk dua t’i shoh. Por të them të drejtën, po vuan pjesa lindore. Perëndimi e injoron Lindjen. Gjithmonë e ka injoruar. Të shohim njeherë edhe kur ne na prek."

Blendi Salaj: “Pse ti mendon që do preket Perëndimi?”

Heidi Baci: “Absolutisht.”

Blendi Salaj: “Sepse zakonisht vuajtja ndodh kështu në Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme.”

Heidi Baci: “Nuk e mendoj se do të përshkallëzojë në nivele vdekjeje, sepse nuk e mendoj të jenë aq të çmendur.”

Blendi Salaj: “Do të habiteshe se sa të çmendur janë.”

Heidi Baci: “Ekonomikisht…[do të preket Perëndimi]. Le ta ndiejmë, varja.”

Çfarë kosto ka butoni “reset”?

Fjala “reset” është problematike, sepse historia na ka mësuar se “reset”-et globale nuk funksionojnë si të përditësosh telefonin. Ato nuk vendosen pa pasoja; ato shoqërohen me varre masive dhe shpesh pasohen nga ngjarje (edhe më) të rënda. Për kujtesë, disa shembuj:

Lufta e Parë Botërore u perceptua nga shumë liderë si një mënyrë për të rregulluar balancat e fuqisë në Europë. Rezultati: mbi 15 milionë të vdekur dhe një kontinent i shkatërruar. Traktati i Versajës, që duhej të mbyllte kapitullin, krijoi terrenin për ngritjen e Hitlerit. Ai “reset” prodhoi një krizë edhe më të madhe.

Pas Luftës së Dytë Borërore, u krijua OKB-ja, NATO, Bashkimi Europian etj. Shumë mund ta quajnë këtë një “reset” që funksionoi. Por çmimi ishte 85 milionë jetë njerëzish. E këtu, fjala reset tingëllon ndryshe kur e vendos përballë Auschwitz-it dhe Hiroshimës.

Në vitin 2003, kur SHBA pushtoi Irakun, u tha se do të hiqej një regjim autoritar dhe do të vendosej demokracia. Rezultati ishte qindra viktima civile, radikalizim, lindja e ISIS-it dhe pasoja që vazhdojnë edhe sot.

Të sugjerosh se ndoshta një përshkallëzim është i nevojshëm që “të përfshihemi të gjithë” është një tezë e rrezikshme, sepse nënkupton që vuajtja duhet të bëhet globale për t’u marrë seriozisht.

“Le ta ndiejmë, varja.”

Është e vërtetë që konfliktet në Lindjen e Mesme, Afrikë apo Azi shpesh trajtohen me më pak urgjencë se krizat europiane. Ky standard i dyfishtë ekziston. Por përgjigjja nuk mund të jetë: “le të përhapet dhimbja që të barazohet”.

Luftërat mund të kenë shumë etiketime: strategji, siguri kombëtare, balancë fuqish. Në thelb, ato janë dështim i diplomacisë dhe i institucioneve dhe kurrë një proces i domosdoshëm për civilizim.

Në një diskutim publik, sidomos në televizion kombëtar, një formulim i tillë mund të perceptohet si mungesë empatie ndaj njerëzve që preken drejtpërdrejt.

Në fund

E shoh të nevojshme të theksoj se përmes këtij artikulli mbi qëndrimin e Heidit nuk nënkuptoj se ajo, si një jo-eksperte e konflikteve të tilla, nuk ka të drejtë të shprehë mendimin e saj. Por liria e fjalës nuk është e ndarë nga përgjegjësia e fjalës. Po kështu nuk pretendoj se çdo shprehje e gabuar apo e paqartë përbën domosdoshmërisht mungesë ndjeshmërie.

Por kur përdoret termi “reset” në kontekst lufte, duhet të bëhet e qartë se çfarë po nënkuptojmë realisht? Reforma diplomatike? Ristrukturim përmes negociatave? Apo përshkallëzim që prodhon një rend të ri mbi koston e jetëve njerëzore?

Mund të jem gabim. Edhe unë, si Heidi, nuk jam eksperte e kësaj fushe. Por historia na ka mësuar diçka të thjeshtë dhe të dhimbshme: sa herë që kaosi fillon të shihet si domosdoshmëri, çmimin zakonisht e paguan dikush tjetër.

Jo ata si Heidi që e diskutojnë në studio, jo ata si unë që shkruajnë në kompjuter. Por ata që jetojnë mes pasigurisë, sirenave të alarmit dhe gërmadhave.

- Ky artikull përfaqëson një këndvështrim personal të Sindi Salaj, kryeredaktore e Anabel, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht linjën editoriale apo qëndrimin zyrtar të Anabel Media. Opinonet e shprehura janë individuale dhe mbeten përgjegjësi e autores.

Ndalohet kategorikisht riprodhimi, publikimi apo transmetimi i këtij artikulli nga mediat e tjera, në çdo formë dhe me çdo mjet, pa lejen paraprake të redaksisë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

“Le ta ndiejmë luftën, varja”? Jo kaq thjesht.

“Le ta ndiejmë luftën, varja”? Jo kaq thjesht.
Foto: "ëake up" / Top Channel

Herët gjatë ditës, në një mëngjes me diell në Tiranë, ndërkohë që lajmet ndërkombëtare flisnin për sulmet amerikano-izraelite kundër Iranit, përshkallëzim të goditjeve me raketa në të gjithë rajonin dhe viktima civile, në studion e “Wake Up” në Top Channel u zhvillua një bisedë.

Pyetja e ditës: “Ç’mendoni për sulmin kundër regjimit në Iran?”

Afërmendsh që një temë e tillë do të diskutohej. Situata po përshkruhet nga disa analistë si një moment në kufijtë e një përshkallëzimi global. Problemi nuk qëndron te tema. Problemi qëndron te një koment në fund të programit.

Për ta kuptuar më qartë, ja biseda mes autorit të programit, Blendi Salaj dhe moderatores, Heidi Baci.

Blendi Salaj: “Sot është një tjetër ditë me diell dhe bota është lëmsh, po të shohësh lajmet. Por unë mendoj dhe shpresoj, mbetem optimist që do ta gjejmë rrugën. Jemi shumë të humbur si njerëzim, më vjen keq për këtë, që janë disa koka të çmendura, nga secila anë, që janë duke bërë botën çorap. [E kam fjalën] për këtë që unë do ta quaja ‘klasa Epstein’.”

Heidi Baci: “Shiko, këto gjëra nuk duhen parë me sy të keq. Ndonjëherë duhet të jemi të pjekur në atë pikë që të kuptosh që një ‘reset’ duhet ndoshta.”

Blendi Salaj: “Duhet një reset thua ti?”

Heidi Baci: “Po, ndoshta një pjekuri tjetër që…”

Blendi Salaj: “Shiko, Heidi, me i pa me sy të mirë predhat kur bien, apo qytetet kur shkatërrohen…”

Heidi Baci: “Jo, nuk i shikon me sy të mirë, por ka arritur në një lëmsh.”

Blendi Salaj: “30,000 fëmijë janë rrëmbyer nga rusët në Ukrainë.”

Heidi Baci: “Ti e kupton që nuk mund të vazhdojë më kjo situatë? Gaza nuk mund të vazhdonte më? Duhet të ketë një situatë që të paktën të përfshihemi të gjithë *qesh*. Çfarë të bësh? S’ke çfarë bën. Duhet të jemi optimistë në shqirt, të çohemi nesër, ditë me diell e kështu. Unë preferoj të mos i shoh, arrin një moment që nuk dua t’i shoh. Por të them të drejtën, po vuan pjesa lindore. Perëndimi e injoron Lindjen. Gjithmonë e ka injoruar. Të shohim njehërë edhe kur ne na prek."

Blendi Salaj: “Pse ti mendon që do preket Perëndimi?”

Heidi Baci: “Absolutisht.”

Blendi Salaj: “Sepse zakonisht vuajtja ndodh kështu në Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme.”

Heidi Baci: “Nuk e mendoj se do të përshkallëzoj në nivele vdekjeje, sepse nuk e mendoj të jenë aq të çmendur.”