Relationships

"Jam 33 vjeç, beqare dhe kam frikë se nuk do ta gjej kurrë dashurinë e vërtetë."

"Jam 33 vjeç, beqare dhe kam frikë se nuk do ta gjej kurrë

Një grua e re ndau hapur mendimet dhe pasiguritë e saj për dashurinë dhe takimet romantike në një letër drejtuar redaktores së marrëdhënieve romantike në faqen Bustle.com, në rubrikën këshilluese “It’s a Pleasure”. Në rrëfimin e saj ajo përshkruan një frikë që shumë gra në të njëjtën moshë mund ta kuptojnë: ankthin se mos nuk e gjejnë kurrë dashurinë, ndërsa vitet kalojnë.

Rrëfimi i gruas 33-vjeçare

“Jam gati të përfundoj udhëtimin tim të 33-të rreth diellit. Së shpejti do të bëhem 34 vjeç dhe jam beqare. Nuk kam qenë në një lidhje prej dy vitesh. Ndërkohë, pothuajse të gjithë miqtë e mi janë në marrëdhënie serioze, janë martuar ose kanë fëmijë.

Punoj si bariste, që do të thotë se nuk kam gjithmonë mundësi të dal në takime. Kam arritur në përfundimin se aplikacionet e njohjeve nuk më përshtaten. Edhe kur kam kohë të lirë, zakonisht rri në shtëpi ose kthehem përsëri në punë.”

"Jam 33 vjeç, beqare dhe kam frikë se nuk do ta gjej kurrë

Ajo rrëfen se shpesh ndihet në siklet edhe në takimet me miqtë.

“E kam të vështirë të shkoj në mbledhjet e tyre, sepse zakonisht jam e vetmja beqare dhe të gjithë flasin për marrëdhëniet e tyre. Kjo më bën të ndihem keq. Në përgjithësi jam e lumtur në shtëpi me qenin tim, por ka momente kur e gjej veten duke qarë vetëm në banjë, sepse kam frikë se nuk do ta gjej kurrë dashurinë e vërtetë tani që jam mbi 30 vjeç.

Kur qetësohem, e kuptoj se kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë, por nuk arrij ta ndal këtë rreth vicioz mendimesh. Nga ana tjetër, nuk dua të dal vazhdimisht në kërkim të një lidhjeje të re vetëm për hir të saj. Ndihem sikur jam në një rrugë pa krye. Çdo këshillë për të ndryshuar mënyrën time të të menduarit do të ishte shumë e mirëpritur.”

Përgjigjja e ekspertes së marrëdhënieve

"Jam 33 vjeç, beqare dhe kam frikë se nuk do ta gjej kurrë
Redaktorja Sophia Benoit shprehet se kjo është një nga pyetjet që i bëhet më shpesh. Në përgjigjen e saj, Sophia thekson se mosha është thjesht një numër dhe nuk përcakton as jetën, as fatin tonë sentimental. Ajo kujton se presioni i shoqërisë shpesh na bën të harrojmë se secili ka ritmin e vet dhe se durimi është një virtyt i rëndësishëm.

“E marr këtë pyetje shumë shpesh. Në fakt, është aq e zakonshme sa mund ta dëgjosh pothuajse kudo. Nuk dua të të bëj të ndihesh në siklet për këtë, përkundrazi dua të theksoj se nuk je aspak vetëm.

Presioni nga familja dhe shoqëria për të qenë në një lidhje është shumë i madh dhe është e vështirë për këdo që ta injorojë.”

Sipas saj, një nga keqkuptimet më të mëdha lidhet pikërisht me moshën.

“Mosha nuk pasqyron jetën apo karakterin tënd. Në thelb nuk do të thotë asgjë, është thjesht një numër. Fatkeqësisht, interneti dhe filmat na kanë mbushur me idenë se gratë mbi të 30-at që janë beqare janë ‘të dështuara’. Kjo është një narrativë e gabuar.

Nëse shohim mesataren e jetëgjatësisë, shumë njerëz kanë përpara edhe dekada të tëra jetë. Me pak fjalë, në të 30-at nuk je aspak në fund të rrugës, përkundrazi, je ende në fillim të saj.”

Dashuria nuk ka një orar të caktuar

"Jam 33 vjeç, beqare dhe kam frikë se nuk do ta gjej kurrë

Ajo thekson se fakti që dikush nuk e ka gjetur ende partnerin e duhur nuk do të thotë se ai nuk ekziston.

“Vetëm sepse nuk e ke takuar ende personin e duhur, nuk do të thotë se ai nuk është diku. Shumë çifte fillojnë historinë e tyre të dashurisë shumë më vonë në jetë.”

Sipas saj, shoqëria moderne shpesh e ka vendosur romancën në qendër të gjithçkaje, duke e bërë atë të duket si objektivi kryesor i jetës.

“Por marrëdhëniet njerëzore nuk janë vetëm romancë. Miqësitë, familja dhe lidhjet e tjera janë po aq të rëndësishme.”

Një këshillë e thjeshtë: Përqendrohu te vetja

"Jam 33 vjeç, beqare dhe kam frikë se nuk do ta gjej kurrë
Redaktorja sugjeron që në vend të ankthit për një lidhje, njerëzit duhet të përqendrohen te vetja dhe te përvojat që duan të jetojnë.

“Zgjidh tre gjëra që gjithmonë ke dashur t’i bësh dhe provoji deri në fund të vitit. Mund të jenë aktivitete të vogla ose aventura të reja. Nuk duhet të jenë për të impresionuar dikë tjetër, vetëm për ty.”

Ajo shton se koha kur dikush është beqar mund të jetë një mundësi e rrallë për të ndërtuar jetën sipas dëshirës së vet.

“Shfrytëzoje këtë periudhë për të provuar gjëra të reja dhe për të njohur më mirë veten. ‘Gjuetia’ për dashuri nuk funksionon gjithmonë. Sa më shumë të përpiqesh, aq më shumë mund të zhgënjehesh.

Por kur jeton jetën tënde dhe ndjek atë që të bën të lumtur, dashuria shpesh vjen vetë.”

Në fund, mesazhi i saj është i thjeshtë: Mos e mat vlerën e jetës me statusin sentimental.

“Dil për një shëtitje me qenin tënd, merr frymë thellë dhe mos e shpenzo energjinë për gjëra që nuk të bëjnë vërtet të lumtur. Ndiq jetën tënde. Dashuria mund të vijë përsëri, dhe shpesh vjen pikërisht atëherë kur nuk e pret.”

Burimi: Marie Claire

Përkthyer e përshtatur nga Anabel.al

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

"I'm 33 years old, single, and I'm afraid I'll never find true love."

"Jam 33 vjeç, beqare dhe kam frikë se nuk do ta gjej kurrë

A young woman shared her thoughts and insecurities about love and dating in a letter to the dating editor at Bustle.com , in the advice column “It’s a Pleasure .” In her account, she describes a fear that many women her age can relate to: the anxiety that she’ll never find love as the years go by.

The story of a 33-year-old woman

"I'm about to complete my 33rd trip around the sun. I'll be 34 soon and I'm single. I haven't been in a relationship in two years. Meanwhile, almost all of my friends are in serious relationships, married, or have children.

"I work as a bartender, which means I don't always have the opportunity to go out on dates. I've come to the conclusion that dating apps don't suit me. Even when I have free time, I usually stay home or go back to work."

"Jam 33 vjeç, beqare dhe kam frikë se nuk do ta gjej kurrë

She confesses that she often feels embarrassed even when meeting friends.

"I have a hard time going to their meetings because I'm usually the only single one and everyone is talking about their relationships. It makes me feel bad. I'm generally happy at home with my dog, but there are times when I find myself crying alone in the bathroom because I'm afraid I'll never find true love now that I'm over 30."

When I calm down, I realize that this is not necessarily true, but I can’t stop this vicious cycle of thoughts. On the other hand, I don’t want to constantly go out looking for a new relationship just for the sake of it. I feel like I’m at a dead end. Any advice on how to change my way of thinking would be very welcome.”

The relationship expert's answer

"Jam 33 vjeç, beqare dhe kam frikë se nuk do ta gjej kurrë
Editor Sophia Benoit says this is one of the questions she is asked most often. In her response, Sophia emphasizes that age is just a number and does not determine our life or our sentimental destiny. She reminds us that societal pressure often makes us forget that everyone has their own rhythm and that patience is an important virtue.

"I get this question a lot. In fact, it's so common that you can hear it almost anywhere. I don't want to make you feel embarrassed about it, but I want to emphasize that you are not alone."

"The pressure from family and society to be in a relationship is enormous and it's hard for anyone to ignore it."

According to her, one of the biggest misunderstandings is related to age.

"Age doesn't reflect your life or your character. It basically means nothing, it's just a number. Unfortunately, the internet and movies have instilled in us the idea that women over 30 who are single are 'failures.' This is a false narrative."

"If we look at the average life expectancy, many people still have decades of life ahead of them. In short, in your 30s you are not at the end of the road at all, on the contrary, you are still at the beginning of it."

Love has no set schedule.

"Jam 33 vjeç, beqare dhe kam frikë se nuk do ta gjej kurrë

She emphasizes that the fact that someone hasn't found the right partner yet doesn't mean that it doesn't exist.

"Just because you haven't met the right person yet, doesn't mean they're not out there somewhere. Many couples start their love story much later in life."

According to her, modern society has often placed romance at the center of everything, making it seem like the main objective of life.

"But human relationships are not just about romance. Friendships, family, and other connections are just as important."

A simple tip: Focus on yourself.

"Jam 33 vjeç, beqare dhe kam frikë se nuk do ta gjej kurrë
The editor suggests that instead of worrying about a relationship, people should focus on themselves and the experiences they want to live.

“Pick three things you've always wanted to do and try them by the end of the year. They can be small activities or new adventures. They don't have to be to impress anyone else, just for you.”

She adds that the time when someone is single can be a rare opportunity to build a life according to one's wishes.

"Use this period to try new things and get to know yourself better. 'Hunting' for love doesn't always work. The harder you try, the more you may be disappointed."

But when you live your life and pursue what makes you happy, love often comes naturally."

In the end, her message is simple: Don't measure the value of life by sentimental status.

“Go for a walk with your dog, take a deep breath, and don’t waste your energy on things that don’t truly make you happy. Live your life. Love can come again, and often does when you least expect it.”

Source: Marie Claire

Translated and adapted by Anabel.al