Relationships

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë marrëdhëniet tuaja

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

A e keni dëgjuar ndonjëherë termin “phubbing”? Nëse po, sa dini vërtet për të? Sa shpesh ndodh dhe sa i dukshëm është në jetën tonë të përditshme?

Phubbing” është një term që përshkruan zakonin e injorimit të personit që keni përballë, shpesh partnerit apo miqve, sepse jeni të përqendruar te telefoni. Mund të jetë momenti kur kaloni orë të tëra duke parë Instagram-in e njerëzve që nuk i njihni, duke u përhumbur në videot e TikTok-ut apo duke ndjekur video në YouTube, ndërsa personi pranë jush përpiqet të flasë me ju. Sipas studiuesve, kjo sjellje mund të jetë shumë më e dëmshme për marrëdhëniet sesa duket në pamje të parë.

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

Psikologia Emma Seppälä, pedagoge në universitetet Stanford University dhe Yale University, si dhe autore e librit The Happiness Track, shpjegon se ironia e këtij fenomeni qëndron pikërisht këtu: teknologjia që supozohet të na lidhë me të tjerët, shpesh përfundon duke na larguar nga njerëzit në jetën reale.

“Phubbing ka për qëllim t’ju lidhë me dikë përmes mesazheve apo rrjeteve sociale,” thotë ajo. “Por në praktikë, mund të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet tuaja dhe t’ju shkëpusë nga njerëzit që keni pranë.”

Phubbing ju bën të ndiheni më pak të lidhur

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

Studime të ndryshme kanë treguar se përdorimi i telefonit gjatë një bisede e bën ndërveprimin ballë për ballë më pak kuptimplotë. 

Një studim i botuar në Computers in Human Behavior në vitin 2016 tregoi se dërgimi i mesazheve gjatë një bisede e ul ndjeshëm kënaqësinë e komunikimit për të gjithë pjesëmarrësit. Madje, një studim më i hershëm i mëhershëm zbuloi se vetëm prania e një telefoni në tavolinë, edhe kur askush nuk e përdorte, ishte e mjaftueshme për t’i bërë njerëzit të ndiheshin më pak të lidhur me njëri-tjetrin.

Ndikon edhe në shëndetin mendor

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

Sipas studiuesve, phubbing mund të kërcënojë disa nga nevojat më bazë psikologjike të njeriut: ndjenjën e përkatësisë, vetëvlerësimin dhe ndjenjën e kontrollit. Si rezultat, njerëzit që përjetojnë këtë sjellje mund të ndihen të përjashtuar, të lënë pas dore apo të izoluar.

Për më tepër, studime të tjera tregojnë se kur kjo sjellje bëhet e zakonshme në marrëdhënie, çiftet kanë më shumë gjasa të përjetojnë pakënaqësi në raport dhe madje simptoma depresioni.

“Nëse partneri juaj është vazhdimisht në telefon, mesazhi që merrni është se diçka tjetër ka përparësi ndaj jush,” shpjegon Seppälä. “Dhe kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si lidheni me njëri-tjetrin.”

Nuk i bën mirë askujt

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

Phubbing nuk dëmton vetëm personin që injorohet. Edhe ai që e bën mund të përjetojë pasoja. Një studim i fundit tregoi se njerëzit që përdorin telefonin gjatë vakteve me familjen apo miqtë e shijojnë më pak ushqimin dhe ndihen më të shpërqendruar sesa ata që nuk përdorin teknologjinë në tavolinë.

Eksperimentet tregojnë gjithashtu se përdorimi i telefonit gjatë takimeve apo bisedave i bën këto momente më pak të këndshme për të gjithë.

Mund të dëmtojë edhe reputacionin tuaj

Sipas Seppälä, njerëzit që përdorin vazhdimisht telefonin gjatë bisedave shpesh perceptohen si më pak të sjellshëm, më pak të vëmendshëm dhe si bashkëbisedues më pak të mirë.

Madje, në disa raste phubbing mund të jetë edhe shenjë e një përdorimi problematik të teknologjisë. Ekspertët paralajmërojnë se zakoni bëhet shqetësues kur fillon të ndërhyjë në jetën e përditshme dhe në marrëdhëniet me njerëzit e rëndësishëm.

Lajmi i mirë: phubbing mund të frenohet

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

Ekspertët thonë se ky zakon mund të ndryshohet. Një mënyrë e thjeshtë është vendosja e rregullave të qarta për përdorimin e teknologjisë, për shembull, të mos përdoret telefoni gjatë darkës apo gjatë kohës me familjen.

Praktika të tjera, si meditimi, mund të ndihmojnë gjithashtu për të rikthyer vëmendjen te përditshmëria dhe për të krijuar zakone më të shëndetshme.

Nëse jeni ju personi që përjetoni phubbing, Seppälä sugjeron të përpiqeni të mos reagoni menjëherë me zemërim. 

“Shpesh është një sjellje që njerëzit nuk e kontrollojnë plotësisht,” thotë ajo.

Megjithatë, është e rëndësishme të flisni hapur për mënyrën se si kjo sjellje ju bën të ndiheni. Sipas studimeve, gratë dhe të rriturit më të moshuar reagojnë më fort ndaj phubbing sesa burrat apo të rinjtë. Por një bisedë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë në jetën reale mund të jetë pikërisht ajo që i duhet marrëdhënies për të rikthyer lidhjen mes dy njerëzve.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Phubbing: The little habit that can ruin your relationships

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

Have you ever heard the term “ phubbing ”? If so, how much do you really know about it? How often does it happen and how visible is it in our daily lives?

Phubbing ” is a term that describes the habit of ignoring the person in front of you, often your partner or friend, because you’re focused on your phone. It can be the moment when you spend hours looking at Instagram of people you don’t know, wandering through TikTok videos or watching YouTube videos , while the person next to you tries to talk to you. According to researchers, this behavior can be much more harmful to relationships than it seems at first glance.

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

Psychologist Emma Seppälä, a lecturer at Stanford University and Yale University , and author of the book The Happiness Track , explains that the irony of this phenomenon lies precisely here: the technology that is supposed to connect us with others often ends up distancing us from people in real life.

“Phubbing is meant to connect you with someone through texting or social media,” she says. “But in practice, it can seriously damage your relationships and disconnect you from the people you’re close to.”

Phubbing makes you feel less connected

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

Various studies have shown that using the phone during a conversation makes face-to-face interaction less meaningful. 

A study published in Computers in Human Behavior in 2016 showed that texting during a conversation significantly reduces the enjoyment of the communication for all participants. In fact, an earlier study found that the mere presence of a phone on the desk, even when no one was using it, was enough to make people feel less connected to each other.

It also affects mental health.

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

According to researchers, phubbing can threaten some of the most basic psychological needs of a person: a sense of belonging, self-esteem, and a sense of control. As a result, people who experience this behavior may feel excluded, neglected, or isolated.

Furthermore, other studies show that when this behavior becomes common in relationships, couples are more likely to experience relationship dissatisfaction and even symptoms of depression.

“If your partner is constantly on the phone, the message you get is that something else takes priority over you,” Seppälä explains. “And that can directly affect how you relate to each other.”

It doesn't do anyone any good.

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

Phubbing doesn't just hurt the person being ignored. The person doing it can also suffer consequences. A recent study showed that people who use their phones during meals with family or friends enjoy their food less and feel more distracted than those who don't use technology at the table.

Experiments also show that using the phone during meetings or conversations makes these moments less enjoyable for everyone.

It can also damage your reputation.

According to Seppälä, people who constantly use their phones during conversations are often perceived as less polite, less attentive, and less good conversationalists.

In some cases, phubbing can even be a sign of problematic technology use. Experts warn that the habit becomes concerning when it starts to interfere with daily life and relationships with important people.

The good news: phubbing can be curbed

Phubbing: Zakoni i vogël që mund të shkatërrojë

Experts say this habit can be changed. One simple way is to set clear rules for technology use, for example, no phone use during dinner or during family time.

Other practices, such as meditation, can also help bring attention back to the everyday and create healthier habits.

If you are the person experiencing phubbing , Seppälä suggests trying not to immediately react with anger. 

“It's often a behavior that people don't fully control,” she says.

However, it's important to be open about how this behavior makes you feel. Studies show that women and older adults react more strongly to phubbing than men or younger people. But an honest, direct conversation in real life can be just what a relationship needs to reconnect.