Askush nuk mund të vendosë se çfarë i ofendon të tjerët, sepse reagimet janë personale dhe unike. Por shumica e nesh e kanë takuar dikë që ofendohet shumë lehtë, dikë kaq të ndjeshëm sa shpesh i shtyn njerëzit larg nga jeta e vet. Çfarë i bën këta njerëz kaq të ndjeshëm?
Rezulton se ndryshimi nuk është sa shpesh këta njerëz e konsiderojnë diçka të bezdisshme, të papërshtatshme apo ofenduese, por si e menaxhojnë emocionin kur shfaqet. Sipas një studimi të publikuar në revistën Emotion, aftësia për të rregulluar emocionet sjell më shumë lumturi. Fatkeqësisht, njerëzit që ofendohen lehtë humbasin këto përfitime për shkak të mungesës së rregullimit emocional.
1. Nuk janë të vetëdijshëm për pasigurinë e tyre
Këta njerëz shpesh ofendohen shumë lehtë sepse nuk pranojnë pasigurinë e tyre. Ata mendojnë se nëse shmangin kritikat e të tjerëve, mund të injorojnë dobësitë dhe komplekset e tyre. Por kjo është një lojë e humbur, pasiguria është e thellë dhe duhet përballur për t'u shëruar.
2. Mendojnë se bota rrotullohet rreth tyre
Njerëzit shumë të ndjeshëm shpesh besojnë se gjithçka bëhet për ta. Nëse dikush thotë diçka që mund të duket ofenduese, ata besojnë menjëherë se ishte me qëllim për t’i lënduar. Kjo i bën të ndihen gjithmonë viktima dhe të paaftë për të parë gjërat nga perspektiva e të tjerëve.
3. Mbajnë inate të vjetra
Çdo ofendim, qoftë i madh apo i vogël, mund të kthehet në një fiksim të fortë. Ata kujtojnë dhe rishikojnë vazhdimisht të kaluarën dhe shpesh veprojnë si fëmijë, duke humbur mundësinë për të ecur përpara.
4. U mungon vetëdija
Shumë njerëz që ofendohen lehtë nuk kanë vetëdije objektive për sjelljet e tyre. Ata kritikojnë të tjerët, por ndihen të ofenduar kur dikush i kritikon ata. Kjo mungesë vetëdijeje e bën shoqërinë e tyre të lodhen dhe njerëzit rreth tyre ndihen të pakënaqur dhe të injoruar.
5. E mendojnë gjithçka bardhezi
Për ta, çdo gjë është ose e drejtë ose e gabuar, e mirë ose e keqe. Nuk ka nuanca gri. Kur dikush sfidon mendimin e tyre, ata ofendohen menjëherë.
6. Kanë mendësi viktime
Shpesh luajnë rolin e viktimës për të fituar simpati ose për të shmangur përgjegjësinë. Kur të tjerët nuk bien pre e lojës së tyre, shpesh reagojnë me nervozizëm ose manipulim emocional.
7. Kanë frikë nga refuzimi
Kjo frikë i bën të paralizohen ose të largohen me zemërim kur përballen me refuzim ose kritika. Kjo mund t’i lërë të ngujuar në ndjenja negative dhe të vazhdojnë sjellje të ngjashme.
8. Kërkojnë vlerësim të vazhdueshëm
Kur nuk marrin vlerësimin që duan, zemërohen ose bëhen të mbyllur. Për ta, mungesa e vlerësimit duket si një rrezik për identitetin e tyre.
9. Dëshirojnë të kontrollojnë gjithçka
Njerëzit që ofendohen lehtë shpesh përpiqen të dominojnë situata, partnerë apo rrethin e tyre. Kur kontrolli u merret, shpesh reagojnë duke u ofenduar për të rikuperuar situatën.
10. Kanë probleme me kufijtë
Ata luftojnë për të mbajtur gjërat sipas mënyrës së tyre dhe shpesh shkelin kufijtë e të tjerëve. Zgjedhin rreth vetes njerëz që gjithmonë bien dakord me ta, duke krijuar një ambient të tensionuar dhe të pasjellshëm.
11. Janë krijues të dramave
Shpesh janë konfrontues dhe të lidhur fort me opinionet e tyre. Kjo i bën të krijojnë drama dhe konflikte të panevojshme, duke e bërë jetën e tyre dhe të tjerëve stresuese.






