Showbiz

"Jo çdo gjë është siç duket": Beatrix shpërthen në lot pas kërcimit

"Jo çdo gjë është siç duket": Beatrix
Foto: Beatrix Ramosaj/ Instagram

Beatrix Ramosaj postoi së fundmi një video, ku kërcen fare pak teksa bëhet gati e më pas fillon të qajë.

"Kjo është ajo që ju nuk shikoni. Jo çdo gjë është ashtu siç duket," shkruhet mbi videon.

Në fillim të këtij viti, mamaja e saj, Antigone Ramosaj, bëri publike një prej betejave më të vështira që po kalonte, ajo me kancerin. Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. Pas atyre videove ku duket se çdo gjë vazhdon, pas buzëqeshjes së sforcuar, ka edhe shumë lot, të cilët siç edhe ajo shprehet, hera-herës e gjejnë rrugën e tyre.

“Duke u përpjekur të jem e fortë për gruan që ka qenë e fortë për mua gjithë jetën time. Disa ditë buzëqeshja qëndron… dhe në disa të tjera lotët vijnë gjithsesi. Të gjitha për ty, mami." - shkruan Beatrix.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

"Not everything is as it seems": Beatrix bursts into tears after the dance

"Jo çdo gjë është siç duket": Beatrix
Photo: Beatrix Ramosaj/ Instagram

Beatrix Ramosaj recently posted a video, where she dances a little while getting ready and then starts crying.

"This is what you don't see. Not everything is as it seems," the video reads.

Earlier this year, her mother, Antigone Ramosaj, went public with one of the most difficult battles she was going through, the one with cancer. Although the work for Beatrix continues, as it did long before her mother's illness became public, she does not hesitate to share a touching, but real moment. Behind those videos where it seems that everything continues, behind the forced smile, there are also many tears, which, as she herself says, sometimes find their way.

"Trying to be strong for the woman who has been strong for me my whole life. Some days the smile stays... and some days the tears come anyway. All for you, mom." - writes Beatrix.