Showbiz

Kim Kardashian pozon me katër fëmijët e saj me veshjen më të çuditshme deri tani

Kim Kardashian pozon me katër fëmijët e saj me veshjen më
Foto: Kim Kardashian/ Instagram

Kim Kardashian publikoi të hënën, më 22 dhjetor, një seri fotografish të reja. Ato përfshinin foto me katër fëmijët e saj, North, Saint, Psalm dhe Chicago.

Pamja më e fundit e Kim Kardashian përfshin një zgjedhje këpucësh që ka ndarë opinionin publik dhe një kombinim të papritur mes pjesës së sipërme dhe asaj të poshtme. 

“U përpoqa vërtet”, shkruan Kardashian në përshkrimin e postimit.

Ylli i televizionit zgjodhi një veshje njëngjyrëshe, duke kombinuar një xhaketë të shkurtër ngjyrë kafe me një korse me tokëz në të njëjtën ngjyrë dhe geta po në të njëjtën nuancë. Ajo e kompletoi pamjen me sandale prej kamoshi deri në gju, me gshta (!!), si edhe me syze dielli të mëdha.

Kim Kardashian pozon me katër fëmijët e saj me veshjen më

Më herët gjatë këtij muaji, Kardashian u shfaq me të brendshme saten rozë me pupla, për të promovuar markën e saj të veshjeve.

Kim Kardashian pozon me katër fëmijët e saj me veshjen më

Duke paralajmëruar një koleksion të ri të Skims, Kardashian e kombinoi këmishën e natës me një varëse të vogël kryqi me gurë dhe dy fjongo të vogla për flokët. Flokët e errët i kishte stiluar në një model të frymëzuar nga vitet ’60, ndërsa grimi përfshinte ngjyrë sysh në ton bezhë, skuqje rozë, vijëzim të theksuar të syve dhe buzë natyrale.

Kardashian mund të jetë miliardere, por ajo ende u mëson fëmijëve vlerën e parasë. Në një episod të ri të serialit familjar që transmetohet në platformë, Kim tregoi se sa para i kishte dhënë së fundmi vajzës së saj, Chicago, nga zana e dhëmbëve.

“Çfarë të solli zanëza e dhëmbëve?”, e pyet Kim vajzën 7-vjeçare.

“Dy dollarë”, u përgjigj Chicago.

Kim Kardashian pozon me katër fëmijët e saj me veshjen më

Chicago është fëmija i dytë i Kim me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West. Ata kanë gjithashtu një vajzë më të madhe, North, dhe dy djem më të vegjël, Saint dhe Psalm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Kim Kardashian poses with her four children in the strangest outfit yet

Kim Kardashian pozon me katër fëmijët e saj me veshjen më
Photo: Kim Kardashian/ Instagram

Kim Kardashian posted a series of new photos on Monday, December 22. They included photos with her four children, North, Saint, Psalm and Chicago.

Kim Kardashian's latest look includes a shoe choice that has divided public opinion and an unexpected combination between top and bottom. 

"I really tried," Kardashian wrote in the post's description.