Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kristi Lamaj, ishte i ftuar sot në “Fan Club” ku rrëfeu momentet pas pas përjashtimit nga gara për shkak të kalimit të murit rrethues së shtëpisë.
Ndonëse mund të kishte zgjedhur të dilte nga dera, sipas Kristit, kjo ishte mënyra e vetme për të dalë “i pastër” nga loja dhe për të ruajtur dinjitetin.
“Unë dhashë jetën aty brenda. Ishte si një lindje dhe një vdekje. Shpresoj që njerëzit të më mbajnë mend. Nuk pretendoj të dal i larë në flori nëse zhytesh në llum. Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori,” tha Kristi.
Ai tregoi se përvoja në shtëpinë e “BBVA” e kishte ndryshuar totalisht, duke e bërë më të lumtur.
“Kur dola jashtë, e vetmja gjë që ndryshoi ishte Kristi. Ishte një ndryshim i madh, mbushej zemra me një dashuri të pafund. Është një nga eksperiencat më të bukura të jetës: të rritesh, të mësohesh me veten, të marrësh gjërat nën kontroll dhe të përgatitesh për jetën,” shtoi ai.
Kristi rrëfeu edhe reagimin e familjarëve të tij pas largimit nga gara.
“Hera e parë kur takova familjen ishte për të shpjeguar arsyet. Kam takuar mamin dhe vëllain mbrëmë në spektakël. Nuk kisha as çelës shtëpie, kështu që kam qëndruar tek shoqëria,” tregoi ish-banori.
Kristi Lamaj u përjashtua nga gara e “BBVA 5”, pasi kaloi murin rrethues të shtëpisë për herë të tretë radhazi.