Showbiz

Ledioni mund ta ketë hedhur një tjetër kunjë për intervistën e Arbanës & Ben Blushit

Ledioni mund ta ketë hedhur një tjetër kunjë për

Ben Blushi, i ftuar në “Mirëmbrëma Yje”, iu përgjigj pyetjes së Arbana Osmanit, e cila e vendosi mes dy zgjedhjeve: Atë apo Ledion Liçon si prezantues së “Big Brother”. Beni, u përgjigj se pavarësisht se qysh në fillim, në Top Channel donin që të ishte Ledioni drejtues, ai sërish votoi për Arbanën.

“Sigurisht, ty! Je më e mira për këtë format. Më vjen keq që nuk e prezanton “Big-un”. Ata donin Ledionin, por unë nuk pranova. Vura veton për ty, dhe besoj se kam bërë gjënë e duhur.”

Nga ana tjetër, Ledioni e hodhi kunjën e dytë, duke publikuar një thënie të Jim Carrey-t në Instastory.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të bëhen të pasur dhe të famshëm, që të kuptojnë se kjo nuk është përgjigjja”, shkruhet në postim.

Ledioni mund ta ketë hedhur një tjetër kunjë për

Më parë, ai mund të ketë hedhur edhe një tjetër thumb. Një varg teksti nga kënga e Rosalia-s, që thotë "S'po kërkoj për hakmarrjen, hakmarrja është duke kërkuar për mua”, që duket si një kundërpërgjigje ndaj Arbanës, e cila në fund të fundit, ishte personi që bëri me vetëdije pyetjen "Unë apo Ledioni?".

 

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast