Showbiz

Loredana rrëfen për herë të parë historinë e dashurisë me Karim-in

Loredana rrëfen për herë të parë historinë e
Foto: Loredana Zefi, Karim Adeyemi/ "Mirëmbrëma Yje"

Në një intervistë me Arbana Osmanin, në "Mirëmbrëma Yje", Loredana ka folur për herë të parë për njohjen dhe historinë e dashurisë me Karim Adeyemi-n, futbollistin gjerman të Borussia Dortmund.

Si fillim, Loredana tha se iu desh një vit kohë që të dy ta ndanin mendjen nëse duhet të nisnin një lidhje ose jo, kjo prej diferencës së moshës dhe eksperiencave të ndryshme jetësore që të dy kishin. Loredana ishte 27 vjeç kur u njoh me Karim-in, kurse ai 21.

"Kemi pasur nevojë 1 vit derisa tamam jemi stabilizuar, kemi kuptuar se çfarë po ndodh. Më shumë ka qenë për mua jo serioze, 'është shumë i ri', 'nuk shkon absolutisht', 'nuk përshtatet', 'çfarë do thotë nëna?'. Në mendimet e mia s'ka qenë fare. Por pastaj duke dalë, edhe pse në atë kohë ka qenë 21 vjeç...thoja me 21-vjeçar nuk ka shanse. Edhe pse tani, është o Zot, sikur është 50, është shumë i pjekur."

Mosha ka qenë ndër diskutimet më të shpeshta në fillimet e tyre, por tani, në 4 vite së bashku, Loredana thotë se nuk ndien asnjë lloj pengese, sepse Karim-i është një djalë shumë i pjekur:

"Edhe ai gjithmonë thoshte 'pse gjithmonë ma përmend moshën? Unë jam 21, nuk duhet të ma përmendësh më, unë jam i pjekur,' gjithmonë mundohej të ma shpjegonte. Unë i thoja 'po, po ti nuk ke përjetuar çfarë kam përjetuar unë'. Tani që unë jam 30 dhe ky 24, kam menduar se kam më shumë eksperienca, por në fakt ky nuk ka pasur nevojë për këto eksperienca, e ka kuptuar jetën, kështu që është në një nivel më mirë se unë."

Dashuria e tyre është ndërtuar dalëngadalë, por ajo që e ka bindur më së shumti Loredanën ka qenë kujdesi i pakushtëzuar i Karim-it ndaj vajzës së saj, Hanës:

"Ajo që më ka bërë përshtypje ishte se kur dilja me të thoshte 'pse s'e merr vajzën?' Unë isha pak si në siklet se unë e mbroj Hanën maksimalisht dhe thoja 's'dua ta takojë', isha pak si në panik, por kur e kam parë në momente me vajzën, ai ka qenë për mua [i duhuri]."

Loredana foli edhe për komentet raciste që kanë marrë për shkak të lidhjes së tyre, duke treguar se e gjitha ndodh më së shumti online, pasi në Kosovë e Shqipëri për shembull, Karim-i është mirëpritur:

"S'kam qejf të viktimizohem, as ky s'ka qejf të viktimizohet, normal që ka pasur komente. Edhe unë e kam pasur atë mendimin që e dua shqiptar, po ky tani më duket më shqiptar se vetja. Ky e do Shqipërinë dhe Kosovën aq shumë, sa kjo më ka bindur akoma më shumë. Ka thënë 'Pse? Sa të mirë njerëzit!' Në Kosovë shumë mirë e kanë pritur."

Por si e priti familja e Loredanës Karim-in? 

"Si ta prisnin? Kanë thënë 'më mirë mos t'i themi gjë se kjo do bëjë atë që do vetë' dhe kanë besim shumë tek unë. Tani raporti mes nënës dhe Karim-it është fenomenal. Nëna ime e do shumë." 

Të njëjtën marrëdhënie shprehu se kishte dhe ajo me vjehrrit e saj. Përsa i përket planeve për zgjerimin e familjes, Loredana zbuloi se ka shumë dëshirë, por është ende e lënduar nga martesa e parë dhe për të, u duk qartë se martesa është diçka e shenjtë, ndaj do të mendohet mirë para se të ndërmarrë hapa seriozë:

"Normal që kam qejf shumë [për fëmijë], por me traumën që kam pasur, e kam ende, kam pak frikë. Unë dëshiroj të jetë martesa e fundit se s'më pëlqen të martohem 10 herë."

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Loredana tells her love story with Karim for the first time

Loredana rrëfen për herë të parë historinë e
Photo: Loredana Zefi, Karim Adeyemi/ "Good Evening Stars"

In an interview with Arbana Osmani, on "Good Morning Stars", Loredana spoke for the first time about her acquaintance and love story with Karim Adeyemi, the German footballer of Borussia Dortmund.

To begin with, Loredana said that it took them a year to decide whether or not to start a relationship, due to the age difference and life experiences they both had. Loredana was 27 when she met Karim, and he was 21.

"We needed a year until we completely stabilized, we understood what was happening. For me, it was more like not being serious, 'he's too young', 'it's absolutely not right', 'it doesn't fit', 'what will mom say?'. It wasn't in my thoughts at all. But then coming out, even though he was 21 at the time... I said, a 21-year-old doesn't stand a chance. Even though now, oh my God, he's like 50, he's very mature."

Age was one of the most frequent discussions in their early days, but now, after 4 years together, Loredana says she doesn't feel any kind of obstacle, because Karim is a very mature guy:

"He also always said 'why do you always mention my age? I'm 21, you don't have to mention it anymore, I'm mature,' he always tried to explain to me. I said 'yes, but you haven't experienced what I've experienced'. Now that I'm 30 and he's 24, I thought I had more experience, but in fact he didn't need these experiences, he understood life, so he's on a better level than me."

Their love has been built slowly, but what has convinced Loredana the most has been Karim's unconditional care for her daughter, Hana:

"What impressed me was that when I went out with him he said 'why don't you take the girl?' I was a little embarrassed because I protect Hana to the max and I said 'I don't want to meet her', I was a little panicked, but when I saw him in moments with the girl, he was [the right one] for me."

Loredana also spoke about the racist comments they have received because of their relationship, indicating that it all happens mostly online, as in Kosovo and Albania, for example, Karim is welcomed:

"I don't like to be victimized, he doesn't like to be victimized either, it's normal that there were comments. I also had that opinion that I love Albanians, but now he seems more Albanian to me than myself. He loves Albania and Kosovo so much, that this convinced me even more. He said 'Why? How nice the people are!' They welcomed him very well in Kosovo."

But how did Loredana's family receive Karim? 

"How could they expect it? They said 'it's better not to tell him anything because he'll do what he wants on his own' and they trust me a lot. Now the relationship between mother and Karim is phenomenal. My mother loves him very much." 

She expressed the same relationship with her in-laws. Regarding plans to start a family, Loredana revealed that she really wants to, but she is still hurt by her first marriage and for her, marriage is something sacred, so she will think carefully before taking any serious steps:

"Of course I'm very excited [for children], but with the trauma I've had, which I still have, I'm a little scared. I want this to be my last marriage because I don't like getting married 10 times."