Health

Nëse ke gjithmonë nevojë për muzikë në sfond, truri po përpiqet të të thotë diçka të rëndësishme

Nëse ke gjithmonë nevojë për muzikë në sfond,
Foto: Shutterstock

Nëse nuk e imagjinon dot ditën pa muzikë në sfond, truri yt mund të jetë duke të të dërguar një mesazh. E dimë, secili ka zakonet e veta: disa duan muzikë ndërsa punojnë apo stërviten, të tjerët duan qetësi absolute për t’u fokusuar. Por a e dinit se dëshira për muzikë gjatë çdo aktiviteti mund të jetë një tregues për trurin tuaj?

Një studim i fundit zbuloi se ata që dëgjojnë muzikë në sfond më shpesh, kanë më shumë shanse të kenë ADHD (çrregullimi i hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes). Studiuesit i dhanë një grupi të rinjsh mes 17 dhe 30 vjeç një pyetësor online për të parë lidhjen mes muzikës në sfond dhe simptomave të ADHD-së.

Rezultati? Të rinjtë me ADHD dëgjojnë muzikë jo vetëm gjatë punës apo studimit, por edhe gjatë ushtrimeve apo aktiviteteve të tjera, pavarësisht nëse kërkojnë fokus të madh apo jo. Madje ata preferojnë muzikë stimuluese, që i mban “në lëvizje”.

Nëse ke gjithmonë nevojë për muzikë në sfond,

Në fakt, pothuajse të gjithë e përdorin muzikën si shoqëruese të detyrave të ndryshme, por ata me ADHD e kanë më të nevojshme këtë sfond muzikor. Studiuesit thonë se kjo tregon që muzika ndihmon trurin e tyre të qëndrojë më i fokusuar.

Nëse je rritur pa diagnozë për ADHD dhe tani e kupton që gjithmonë dëgjon muzikë në sfond, mos e nënvlerëso këtë informacion. Ka trajtime që funksionojnë, nga medikamentet që e ndihmojnë trurin të përqendrohet, tek terapia dhe mbështetja e duhur.

Nëse dyshon se ky rast mund të jetë i vërtetë për ty, mos hezito të flasësh me një specialist. Mund të habitesh sa shumë përmirësohen gjërat!

Burimi: Your Tango

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

If you always need music in the background, your brain is trying to tell you something important.

Nëse ke gjithmonë nevojë për muzikë në sfond,
Photo: Shutterstock

If you can't imagine your day without music in the background, your brain may be sending you a message. We know, everyone has their own habits: some want music while working or exercising, others want absolute silence to focus. But did you know that the desire for music during any activity could be an indicator of your brain?

A recent study found that those who listen to background music more often are more likely to have ADHD (attention deficit hyperactivity disorder). Researchers gave a group of young people between the ages of 17 and 30 an online questionnaire to look at the link between background music and ADHD symptoms.

The result? Young people with ADHD listen to music not only while working or studying, but also during exercise or other activities, regardless of whether they require a lot of focus or not. They even prefer stimulating music, which keeps them "moving."

Nëse ke gjithmonë nevojë për muzikë në sfond,

In fact, almost everyone uses music to accompany various tasks, but those with ADHD need this musical background more. Researchers say this shows that music helps their brains stay more focused.

If you grew up without a diagnosis of ADHD and now realize you're always listening to music in the background, don't underestimate this information. There are treatments that work, from medications that help the brain focus, to proper therapy and support.

If you suspect this may be true for you, don't hesitate to talk to a specialist. You might be surprised at how much things improve!

Source: Your Tango