Showbiz

Një fenomen i ri po ndodh në BBVK: Publiku po romantizon Londrimin dhe Klodin

Një fenomen i ri po ndodh në BBVK: Publiku po romantizon Londrimin dhe

Po ndodh diçka shumë interesante në “Big Brother VIP Kosova”: publiku shqiptar (ai publiku me histori të gjatë homofobie, paragjykime dhe etiketime që janë trashëguar brez pas brezi) po bën diçka krejt të papritur. Po “i lidh” dy burra.

E kemi fjalën për Londrimin dhe Klodin. Dy konkurrentë, dy personazhe të fortë, plot energji, karizëm dhe humor, të cilëve ndjekësit po u montojnë video romantike me zemra, fishekzjarre, lëvizje të ngadalta. Pak a shumë si videot që postonin për çdo histori të mundshme dashurie në reality show.

Një fenomen i ri po ndodh në BBVK: Publiku po romantizon Londrimin dhe

Gjëja më interesante? Askush nuk po debaton “janë apo s’janë homoseksualë”. Askush nuk po përqendrohet te orientimet, etiketimet apo preferencat e tyre. Thjesht njerëzve po u pëlqejnë bashkë.

Raporti i tyre e ka kaluar atë fazën klasike të dy burrave që kanë një shoqëri të këndshme bashkë, si për shembull Ilir Shaqiri dhe Sabiani. Publiku po sheh dy djem që kanë kimi, energji të mirë, humor dhe komunikojnë këndshëm me njëri-tjetrin. Dhe njerëzit po thonë: “Ooo, sa bukur do ishin bashkë.”

Disa komente: "Shpresoj të lidhen bashkë", "Do ishte bukur të lidheshin", "Jam investuar te raporti i tyre", "Sa shumë dua të jenë bashkë", "Po ndodh një fenomen kulturor", "Njerëzit duan që këta të dy të lidhen; zemra ime po shërohet" etj.

Një sqarim i rëndësishëm: As Londrimi, as Klodi nuk kanë deklaruar ndonjë pëlqim apo interes romantik. Asnjë prej të dyve nuk ka dhënë deklarata për orientimin seksual. Pra, gjithçka që po ndodh është produkt i fantazisë kolektive të popullit. Në vend të dramës, për herë të parë kemi një love story që ekziston vetëm në imagjinatën e publikut.

Kemi progres: njerëzit po krijojnë një histori romantike mes dy burrave, pa u shqetësuar hiç nga fakti që janë dy burra. Sepse kur dy njerëz janë tërheqës, të çlirët dhe mirë me veten e tyre, publiku s’ka nevojë për etiketime.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

A new phenomenon is happening in BBVK: The public is romanticizing Londrim and Klodin

Një fenomen i ri po ndodh në BBVK: Publiku po romantizon Londrimin dhe

Something very interesting is happening on "Big Brother VIP Kosovo": the Albanian public (that public with a long history of homophobia, prejudices and labels that have been passed down from generation to generation) is doing something completely unexpected. It is "connecting" two men.

We're talking about Londrim and Klodin. Two competitors, two strong characters, full of energy, charisma and humor, for whom followers are editing romantic videos with hearts, fireworks, slow motion. More or less like the videos they posted for every possible love story on the reality show.

Një fenomen i ri po ndodh në BBVK: Publiku po romantizon Londrimin dhe

The most interesting thing? No one is debating “are they gay or not?” No one is focusing on their orientations, labels, or preferences. People are just liking each other.

Their relationship has passed that classic phase of two men having a nice company together, like Ilir Shaqiri and Sabiani. The public is seeing two guys who have chemistry, good energy, humor and communicate nicely with each other. And people are saying: “Ooo, how nice they would be together.”

Some comments: "I hope they get together", "It would be nice if they got together", "I'm invested in their relationship", "How much I want them to be together", "A cultural phenomenon is happening", "People want these two to get together; my heart is healing", etc.

An important clarification: Neither Londrim nor Klodi have declared any romantic interest or liking. Neither of them has made any statements about their sexual orientation. So, everything that is happening is a product of the collective fantasy of the people. Instead of drama, for the first time we have a love story that exists only in the imagination of the public.

We're making progress: people are creating a romantic story between two men, without worrying at all about the fact that they're two men. Because when two people are attractive, free, and comfortable with themselves, the public doesn't need labels.