Showbiz

Paqe në horizont? Princ Harry ndërmerr hapin e radhës për t’u pajtuar me familjen

Paqe në horizont? Princ Harry ndërmerr hapin e radhës për
Getty Images

Princi Harry duket se ka bërë një hap të rëndësishëm për t’u pajtuar me familjen e tij. Ai ka dhënë dritën jeshile për të ftuar princin William dhe mbretin Charles në Lojërat Invictus të vitit 2027, përmes një e-maili zyrtar, duke shpresuar se ata do t’i bashkohen për të nderuar veteranët e luftës.

“Harry ka rënë dakord që Invictus të dërgojë një ftesë për familjen e tij. Invictus shpreson që familja mbretërore të vijë për të mbështetur veteranët e plagosur që marrin pjesë”, tha një burim i afërt për Daily Mail.

Burimi tha se Harry, 40 vjeç, është “shpresëplotë” që babai i tij do të lërë mënjanë mosmarrëveshjet për të mbështetur këtë garë sportive dyvjeçare për ushtarakët dhe veteranët e plagosur, apo që kanë marrë lëndime gjatë luftës.

“Familja mbretërore ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht mbështetëse ndaj Invictus dhe krenare për çfarë ka arritur Harry në këtë fushë. Kjo është një “degë ulliri” (sinjal paqeje) nga ana e tij dhe shpreson që mund të marrë përgjigje pozitive,” tha burimi.

Megjithatë, nuk dihet nëse mbreti do të mund të marrë pjesë në event, pasi Lojërat Invictus 2027 do të nisin më 10 korrik dhe do të përfundojnë në ditëlindjen e 80-të të mbretëreshës Camilla, më 17 korrik.

Paqe në horizont? Princ Harry ndërmerr hapin e radhës për
Getty Images

Page Six konfirmoi se nuk janë shpërndarë ende ftesa për askënd — qoftë miq, familjarë, qeveritarë, anëtarë të ushtrisë, sponsorë apo VIP të tjerë — pasi eventi është ende më shumë se dy vjet larg, por në rastin e mbretit, axhenda është shumë e zënë dhe ftesat dërgohen shumë më përpara. Gjithashtu, u mësua se lista e të ftuarve përcaktohet nga ekipi i Invictus Games Birmingham 2027 dhe jo nga Harry.

Përpjekja e Harry-t për t’u pajtuar me vëllain dhe babain e tij ka ngjallur reagime të përziera nga ekspertët mbretërorë.

“Mund të ndodhë që mbreti të marrë pjesë për të treguar mbështetje për forcat e armatosura dhe për të uruar Harry-n për suksesin më të madh të jetës së tij,” tha biografja mbretërore Ingrid Seward për Daily Mail.

“Mbreti do që të ketë një marrëdhënie me djalin e tij më të vogël dhe me nipërit e mbesat e tij”, tha komentatorja mbretërore Katie Nicholl, duke iu referuar princit Archie dhe princeshës Lilibet, fëmijët e Harry-t dhe Meghan-it.

Paqe në horizont? Princ Harry ndërmerr hapin e radhës për
Getty Images

“Ai ka një aftësi të jashtëzakonshme për të falur dhe dëshiron të tregojë madhështinë e tij, ndaj është e mundur që të marrë parasysh pjesëmarrjen në Invictus.”

“Arsyeja e vetme pse mbreti është i kujdesshëm për t’u afruar me djalin e tij është sepse nuk ka më besim tek ai që të mos bëjë publike bisedat e tyre private, ashtu siç ka bërë në të kaluarën,” tha një burim tjetër, duke shtuar: “Kjo vlen për të gjithë anëtarët e familjes.”

Në maj, Harry tha në një intervistë tronditëse se ishte “i dëshpëruar” për të rregulluar marrëdhënien me babain e tij, 76 vjeç.

“[Charles] nuk do të flasë me mua për shkak të çështjes së sigurisë,” i tha Harry BBC-së, duke iu referuar betejës së tij të dështuar ligjore për sigurimin e mbuluar nga shteti gjatë vizitave në Mbretërinë e Bashkuar. “Por do të ishte mirë të pajtoheshim,” shtoi ai.

Harry ka pasur marrëdhënie të tensionuara me familjen që prej momentit kur ai dhe Markle, 43 vjeç, hoqën dorë nga detyrat mbretërore dhe u zhvendosën në Kaliforni në vitin 2020.

Paqe në horizont? Princ Harry ndërmerr hapin e radhës për
Getty Images

Që prej asaj kohe, ata kanë dhënë disa intervista bombastike, ku kanë kritikuar familjen mbretërore. Harry gjithashtu ka ndarë detaje private në kujtimet e tij të vitit 2023, “Spare”.

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast