Showbiz

Pas 20 vitesh (dhe një drame virale), Hilary Duff rikthehet me një turne botëror

Pas 20 vitesh (dhe një drame virale), Hilary Duff rikthehet me një
Foto: Hilary Duff/ Instagram

Hilary Duff ka një lajm të mirë për fansat. Ajo ka njoftuar se do të kthehet me një turne botëror pas thuajse dy dekadash. Këngëtarja e la të kuptohej këtë lajm gjatë turneut të vogël “Small Rooms, Big Nerves” që zhvilloi muajin e kaluar në Los Angeles. Tani ajo ka zbuluar datat e turneut “The Lucky Me”, i cili do të përfshijë shtatë shtete dhe do të nisë më 22 qershor.

Pas 20 vitesh (dhe një drame virale), Hilary Duff rikthehet me një

Pjesë e turneut pritet të jenë edhe të ftuar specialë. Ajo do të udhëtojë drejt Anglisë dhe Australisë, për t'u rikthyer më vonë me koncerte në Kanada dhe Meksikë. Turneu pritet të përfundojë në shkurt të vitit 2027.

Teksa informacionet paraprake mbi shitjen e biletave janë publikuar, Hilary Duff po përgatitet për publikimin e albumit të saj të gjashtë, “Luck… Or Something”, më 20 shkurt. Shtatorin e kaluar, ajo njoftoi se kishte firmosur një kontratë me shtëpinë diskografike "Atlantic Records" dhe se po realizon gjithashtu një dokumentar me disa episode ku flet për rikthimin e saj në muzikë, data e publikimit të së cilit ende nuk është bërë e ditur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)

Emri i saj ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për disa javë, pasi ish-mikesha e saj, Ashley Tisdale, kritikoi publikisht ish-grupin e saj të nënave në një ese për revistën The Cut. Në atë shkrim, Tisdale la të kuptohej se grupi ku bënin pjesë Hilary Duff, Mandy Moore dhe Meghan Trainor ishte “toksik”.

Pas 20 vitesh (dhe një drame virale), Hilary Duff rikthehet me një

Pas deklaratave të saj, bashkëshorti i Hilary Duff, muzikanti Matthew Koma, reagoi me ironi në rrjetet sociale, duke publikuar një kopertinë të sajuar të The Cut me një titull tallës për Ashley-n, që shkruante:

“Kur je personi më egoist dhe më i shkëputur nga realiteti në botë, nënat e tjera priren ta zhvendosin vëmendjen te fëmijët e tyre”.

Pas 20 vitesh (dhe një drame virale), Hilary Duff rikthehet me një

Në esenë e saj, Ashley Tisdale kishte shkruar se ndihej e përjashtuar nga takimet e grupit, gjë që e bëri të ndihej “jo mjaftueshëm cool” dhe e hutuar për arsyet pse po lihej jashtë. Ajo tha se u dërgoi mesazh duke u shprehur se kjo situatë i dukej “si sjellje adoleshentësh” dhe se nuk donte më të ishte pjesë e saj, duke theksuar se megjithatë nuk i konsideronte nënat “njerëz të këqinj”, me ndonjë përjashtim të mundshëm.

Pas 20 vitesh (dhe një drame virale), Hilary Duff rikthehet me një

Megjithatë, Hilary Duff, ndryshe nga bashkëshorti, ka zgjedhur ta lërë pas krahëve dramën, duke iu rikthyer pasioneve të vjetra.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

After 20 years (and a viral drama), Hilary Duff returns with a world tour

Pas 20 vitesh (dhe një drame virale), Hilary Duff rikthehet me një
Photo: Hilary Duff/ Instagram

Hilary Duff has some good news for fans. She has announced that she will be returning to the world for the first time in nearly two decades. The singer teased the news during her "Small Rooms, Big Nerves" tour in Los Angeles last month. Now she has revealed the dates for her "The Lucky Me" tour, which will span seven countries and kick off on June 22.

Pas 20 vitesh (dhe një drame virale), Hilary Duff rikthehet me një

The tour is expected to feature special guests. She will travel to England and Australia, before returning for shows in Canada and Mexico. The tour is expected to end in February 2027.

As preliminary ticket sales figures are released, Hilary Duff is gearing up for the release of her sixth album, "Luck... Or Something," on February 20. Last September, she announced that she had signed a deal with Atlantic Records and that she is also filming a multi-part documentary about her comeback to music, the release date of which has not yet been announced.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)

Her name has been in the media spotlight for several weeks after her ex-girlfriend, Ashley Tisdale, publicly criticized her former mom group in an essay for The Cut magazine. In that article, Tisdale implied that the group, which included Hilary Duff, Mandy Moore, and Meghan Trainor, was "toxic."

Pas 20 vitesh (dhe një drame virale), Hilary Duff rikthehet me një

Following her statements, Hilary Duff's husband, musician Matthew Koma,  reacted with irony on social media, publishing a fake cover of The Cut with a mocking headline about Ashley, which read:

"When you're the most selfish and disconnected person in the world, other mothers tend to shift their attention to their children."

Pas 20 vitesh (dhe një drame virale), Hilary Duff rikthehet me një

In her essay, Ashley Tisdale wrote that she felt excluded from group meetings, which made her feel "not cool enough" and confused about why she was being left out. She said she sent them a message saying that this situation seemed "like teenage behavior" and that she no longer wanted to be a part of it, emphasizing that she did not consider mothers "bad people," with any possible exceptions.

Pas 20 vitesh (dhe një drame virale), Hilary Duff rikthehet me një

However, Hilary Duff, unlike her husband, has chosen to leave the drama behind, returning to her old passions .