Showbiz

Pas vendimit të Selvijes, reagon Shpat Kasapi: “Gruaja s’të fal”

Pas vendimit të Selvijes, reagon Shpat Kasapi: “Gruaja

Shpat Kasapi dhe Selvije Jao i kanë dhunë martesës së tyre dhe mesa duket, vendimi s’paska qenë i thjeshtë. Këngëtari ka publikuar një postim në Instastory, ku i këshillon njerëzit që të krijojnë disiplinë, të ushqehen shëndetshëm, të bëjnë aktivitet fizik dhe të mos gabojnë se gratë nuk falin, por të lënë (s’e dimë pse Shpati ende s’e di rregullin më të vjetër në univers: shkak – pasojë).

“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan, se s’të fal, të lë!”, shkroi Shpati në postim.

Pas vendimit të Selvijes, reagon Shpat Kasapi: “Gruaja

Reagimi i Shpatit vjen pas vendimit të Selvijes për t’u larguar nga Tirana. Edhe ajo zgjodhi të bënte një postim në Instagram, ku shprehej se ishte dita e fundit në Tiranë dhe se kryeqyteti s’do ishte njësoj pa të dhe ajo, s’do ishte e njëjta pa Tiranën.

Ish-çifti u martua në privatësi gjatë vitit 2021 dhe janë prindër të një djali 3-vjeçar, të quajtur Roel. Siç tregoi dhe Selvija, me siguri ajo po largohet së bashku me djalin e saj prej Tiranës.

Pas vendimit të Selvijes, reagon Shpat Kasapi: “Gruaja

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Selvija gjithashtu ndryshoi mbiemrin e saj nga Kasapi në Jao, në kohën kur u përfol për ndarje mes tyre.

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast