Showbiz

P.Diddy shpallet fajtor për vetëm 2 nga 5 akuza: Bie në gjunjë pas vendimit

P.Diddy shpallet fajtor për vetëm 2 nga 5 akuza: Bie në
Sean "Diddy" Combs

Producenti i njohur muzikor, Sean "Diddy" Combs, është shpallur i pafajshëm për tre nga pesë akuzat me të cilat përballej në një proces gjyqësor që ka tronditur botën. Ai akuzohej për trafikim seksual, pjesëmarrje në grup kriminal, shantazh, zjarrëvënie dhe të tjera vepra penale.

Megjithatë ai u shpall i pafajshëm për trafikim seksual në dy raste, në atë të ish-të dashurës së tij Cassie Ventura dhe “Jane Doe”, dhe një tjetër akuzë për përfshirje në grup kriminal.

Nga ana tjetër, ai u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Sipas raportimeve të CNN, pasi dëgjoi vendimin, Combs u përkul në gjunjë para vendit të tij në sallën e gjyqit, uli kokën dhe dukej sikur po lutej. Më pas u ngrit, u kthye nga të pranishmit dhe filloi të duartrokiste. 

Ai përqafoi avokatët e tij, dhe i kthyer nga familja, tha me zë të lartë:

“Faleminderit! Të dua, mami! Të dua! Të dua! Të dua!”

P.Diddy shpallet fajtor për vetëm 2 nga 5 akuza: Bie në

Gjykimi i tij nisi më 12 maj dhe zgjati pothuajse tetë javë. Reperi 55-vjeçar nuk ka pranuar fajësinë për asnjë nga akuzat dhe vazhdon të mohojë me forcë çdo shkelje ligjore, përfshirë dhe ato që lidhen me padi të mëparshme.

Sean “Diddy” Combs, një nga figurat më të fuqishme në industrinë muzikore amerikane për më shumë se dy dekada, është përballur vitet e fundit me një sërë akuzash serioze. Arrestimi dhe aktakuza federale ndaj tij erdhën pas një hetimi të gjatë të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare (Homeland Security), që përfshinte edhe bastisjen e shtëpive të tij në Los Angeles dhe Miami në shtator të vitit të kaluar. Në aktakuzë, ai përshkruhej si “truri” pas një organizate kriminale që organizonte “Freak-Off party”,  festa ku ndodhnin abuzime seksuale, konsumohej drogë dhe aktivitetet e tjera të paligjshme.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

P.Diddy found guilty of only 2 of 5 charges and is thrilled by the verdict

P.Diddy shpallet fajtor për vetëm 2 nga 5 akuza: Bie në
Sean "Diddy" Combs

Famed music producer Sean "Diddy" Combs has been acquitted of three of the five charges he faced in a trial that shocked the world. He was accused of sex trafficking, participation in a criminal gang, racketeering, arson and other criminal offenses.

However, he was found not guilty of two counts of sex trafficking and another count of involvement in a criminal group.

On the other hand, he was found guilty of two charges related to human trafficking for the purpose of prostitution.

According to CNN reports, after hearing the verdict, Combs knelt down in front of his seat in the courtroom, bowed his head and appeared to be praying. He then stood up, turned to the audience and began clapping. 

He hugged his lawyers, and turning to his family, said loudly:

“Thank you! I love you, Mom! I love you! I love you! I love you!”

P.Diddy shpallet fajtor për vetëm 2 nga 5 akuza: Bie në

His trial began on May 12 and lasted nearly eight weeks. The 55-year-old rapper has pleaded not guilty to any of the charges and continues to vehemently deny any wrongdoing, including those related to previous lawsuits.

Sean “Diddy” Combs, one of the most powerful figures in the American music industry for more than two decades, has faced a series of serious charges in recent years. His arrest and federal indictment came after a lengthy investigation by the Homeland Security Agency, which included raids on his homes in Los Angeles and Miami in September of last year. The indictment described him as the “mastermind” behind a criminal organization that organized “Freak-Off parties,” parties where sexual abuse, drug use and other illegal activities took place.