
Donald Veshaj ka prezantuar projektin e tij më të ri, i cili, siç pritej, do ta largojë nga ekrani tradicional televiziv. Ai do t’i bashkohet vëllait të tij, Romeo Veshaj, në platformën digjitale dhe radiofonike X Media.
View this post on Instagram
“Prit ta mbaroj” titullohet projekti që do të rikthejë Donaldin në një format të ri, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse krah tij do të jetë edhe Romeo. Po kështu, nuk dihet ende forma përfundimtare e këtij produksioni. Nga promoja dallohen shumë të rinj dhe referenca ndaj politikës. Pra, është e paqartë, por gjasat janë të jetë një program i ngjashëm me “Më lër të flas”.
Nga ana tjetër, X Media është konceptuar si një media multifunksionale, që do të operojë paralelisht në disa kanale: aplikacion, website, rrjete sociale dhe radio, duke synuar një qasje moderne ndaj përmbajtjes mediatike.
Mister mbetet edhe data kur kjo platformë do të nisë transmetimin.

