Showbiz

Rihanna + A$AP Rocky: Një pyetje, një reagim dhe gjithë interneti në dyshim

Rihanna + A$AP Rocky: Një pyetje, një reagim dhe gjithë interneti
Foto: Rihanna, A$AP Rocky/ Shutterstock

Intervistat me gazetarët nuk janë më të vështirat, ndonjëherë pyetjet më të sikletshme vijnë nga fëmijët dhe e njëjta gjë duket se ka ndodhur me A$AP Rocky-n. Mos u mashtroni nga daljet e shpeshta, pasi me sa duket reperi ka vendosur ta mbajë jetën romantike larg vëmendjes së publikut. Gjatë një interviste në "Celebrity Substitute", A$AP Rocky u pyet nga një prej fëmijëve nëse ishte i martuar me Rihanna-n dhe përgjigjja nuk ishte ajo që prisnim.

Rihanna + A$AP Rocky: Një pyetje, një reagim dhe gjithë interneti

“Është një pyetje interesante kjo që bëre,” iu përgjigj reperi, para se të pyeste fëmijën nëse do të preferonte që këngëtarja të ishte në vendin e tij.

“Dëshiron Rihanna-n, apo jo? E po, sot e ke mua,” tha ai, duke u përpjekur t'i shpëtonte bisedës.

Rihanna + A$AP Rocky: Një pyetje, një reagim dhe gjithë interneti

Pak kohë më parë, në një intervistë tjetër, ai kujtoi herën e parë kur e kishte parë Rihanna-n, teksa përpiqej të futej brenda një klubi, por ndryshe nga ajo, ai nuk ishte i famshëm gjatë asaj periudhe. 

"Ajo ishte Rihanna, dhe nuk mund të hyja! Rojet nuk më lejonin,” tha ai ndërkohë që tregonte se këngëtarja e kishte parë kur përplasej me rojet vetëm për të hyrë në klub, madje tha se ishte ndjerë i turpëruar.

Rihanna + A$AP Rocky: Një pyetje, një reagim dhe gjithë interneti

A$AP Rocky dhe Rihanna e bënë publike lidhjen e tyre gjashtë vite më parë dhe që prej asaj kohe shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e tyre. Familjes i janë shtuar edhe tre anëtarë të tjerë, dy djem dhe një vajzë. Sa i takon martesës, ndoshta çifti zgjedh të zbulojë diçka në një moment të dytë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Is he married to Rihanna? A$AP Rocky's reaction surprised us

Rihanna + A$AP Rocky: Një pyetje, një reagim dhe gjithë interneti
Photo: Rihanna, A$AP Rocky/ Shutterstock

Interviews with journalists aren't the hardest, sometimes the most awkward questions come from kids and the same thing seems to have happened with A$AP Rocky. Don't be fooled by the frequent outings, as the rapper has apparently decided to keep his romantic life out of the public eye. During an interview on "Celebrity Substitute," A$AP Rocky was asked by one of the kids if he was married to Rihanna and the answer wasn't what we expected.

Rihanna + A$AP Rocky: Një pyetje, një reagim dhe gjithë interneti

"That's an interesting question you asked," the rapper replied, before asking the child if he would prefer the singer to be in his place.

"You want Rihanna, right? Well, today you have me," he said, trying to escape the conversation.

Rihanna + A$AP Rocky: Një pyetje, një reagim dhe gjithë interneti

A while ago, in another interview , he recalled the first time he saw Rihanna, while trying to get into a club, but unlike her, he was not famous at the time. 

"It was Rihanna, and I couldn't get in! The guards wouldn't let me in," he said, while revealing that the singer had seen him clash with guards just to get into the club, and even said he felt embarrassed.

Rihanna + A$AP Rocky: Një pyetje, një reagim dhe gjithë interneti

A$AP Rocky and Rihanna went public with their relationship six years ago, and since then, a lot has changed in their lives. The family has grown to include three more members, two boys and a girl. As for marriage, perhaps the couple will choose to reveal something at a later date.