Showbiz

Selena Gomez do martohet këtë shtator: Të ftuarit VIP dhe detajet e dasmës

Selena Gomez do martohet këtë shtator: Të ftuarit VIP dhe detajet
Instagram/Selena dhe Benny Blanco

Sipas Daily Mail, Selena Gomez dhe Benny Blanco do të martohen në një ceremoni të mbushur me personazhe të famshëm, në shtator në Montecito, Kaliforni. 

Eventi pritet të zgjasë dy ditë, ku do të jenë të pranishëm vetëm familjarë dhe miq të ngushtë, përfshirë këtu emra si Taylor Swift dhe Travis Kelce.  Madje, ftesat janë dërguar tashmë.

Të pranishmëve ju është kërkuar të marrin valixhe me vete për të qëndruar gjatë gjithë fundjavës. Burime thonë se shtatori është ideal për dasmën, për shkak se Selena do të ketë një sezon të ngjeshur vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm.

Selena Gomez do martohet këtë shtator: Të ftuarit VIP dhe detajet

Në një intervistë me Rolling Stone dhe Billboard, Blanco tha se dasma do të jetë e mrekullueshme, duke shtuar se dyshja po planifikojnë me kujdes detajet, pasi kanë qenë të zënë me promovime albumi, shfaqje televizive dhe projekte të tjera personale.

Selena Gomez do martohet këtë shtator: Të ftuarit VIP dhe detajet

Blanco, tërhoqi vëmendjen me komentet e tij në “Therapuss With Jake Shane” këtë muaj, ku tha se dasma do të jetë “e qetë” dhe me pjesëmarrjen e miqve të afërt, përfshirë ndoshta edhe Ed Sheeran. Gomez, po ashtu, ka përmendur traditat që do të përfshihen në ceremoni, si kërcimi “Hora” dhe një moment të veçantë me gjyshin e saj, në vend të vallëzimit tradicional të çiftit të sapomartuar.

Selena Gomez do martohet këtë shtator: Të ftuarit VIP dhe detajet

Çifti u fejuan në dhjetor 2024 dhe që nga ajo kohë janë bërë bashkë edhe në projektin e tyre muzikor “I Said I Love You First”, i lançuar në mars 2025.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Selena Gomez to get married this September: VIP guests and wedding details

Selena Gomez do martohet këtë shtator: Të ftuarit VIP dhe detajet
Instagram/Selena and Benny Blanco

According to the Daily Mail, Selena Gomez and Benny Blanco will marry in a celebrity-filled ceremony in September in Montecito, California. 

The event is expected to last two days, with only family and close friends in attendance, including names like Taylor Swift and Travis Kelce. In fact, invitations have already been sent out.

Attendees have been asked to pack their bags to stay the entire weekend. Sources say September is ideal for the wedding, as Selena will have a busy fall and winter season.

Selena Gomez do martohet këtë shtator: Të ftuarit VIP dhe detajet

In an interview with Rolling Stone and Billboard, Blanco said the wedding will be wonderful, adding that the couple are carefully planning the details, as they have been busy with album promotions, television appearances and other personal projects.

Selena Gomez do martohet këtë shtator: Të ftuarit VIP dhe detajet

Blanco, who made headlines with his comments on "Therapuss With Jake Shane" this month, said the wedding will be "quiet" and attended by close friends, possibly including Ed Sheeran. Gomez also mentioned traditions that will be included in the ceremony, such as the "Hora" dance and a special moment with her grandfather, instead of the traditional dance of the newlyweds.

Selena Gomez do martohet këtë shtator: Të ftuarit VIP dhe detajet

The couple got engaged in December 2024 and have since collaborated on their music project "I Said I Love You First", released in March 2025.