Showbiz

S’gjen dot paqe! Taylor Swift përfshihet sërish në gjyqin Blake-Justin

S’gjen dot paqe! Taylor Swift përfshihet sërish në gjyqin
GC Images

Ah, ç’të bën shoqëria! Taylor Swift është përmendur sërish në gjyqin mes Blake Lively dhe Justin Baldoni-it, edhe pasi u rrëzua kërkesa për dëshminë e saj. Gjykatësi Lewis Liman vendosi që Justin Baldoni ka të drejtën e aksesit në komunikimet mes këngëtares dhe aktores që lidhen me filmin “It Ends With Us”, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six.

“Kërkesat për të pasur akses mbi mesazhet me Taylor Swift në lidhje me filmin dhe këtë çështje janë të përshtatura në mënyrë të arsyeshme, për të zbuluar informacione që mund të provojnë ose hedhin poshtë pretendimet e Blake Lively për ngacmim dhe hakmarrje,” thuhet në vendimin e gjykatësit.

Megjithatë, mesazhet duhet të jenë të lidhura me filmin e bazuar në romanin e Colleen Hoover, ose me sfidën ligjore mes Blake Justin-it.

S’gjen dot paqe! Taylor Swift përfshihet sërish në gjyqin

Avokatët e aktores së “Gossip Girl” u përpoqën të bëjnë një marrëveshje me ekipin e Baldoni-t, duke thënë se do t’i dorëzonin të gjitha dokumentet që dëshirojnë avokatët e tij, përveç mesazheve me Taylor Swift, në këmbim të “gjithë videove që lidhen me filmin dhe versionet e plota të komunikimeve” të përmendura në padinë e Baldoni-t.
 
Avokati i Baldoni-t e refuzoi marrëveshjen.
 
Vendimi i gjyqtarit vjen pasi Blake Lively i kërkoi gjykatës të mbrojë mesazhet me miken e saj, Taylor Swift. Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Page Six, aktorja e “The Age of Adaline” argumentoi se mesazhet “nuk janë thelbësore” për çështjen, por megjithatë, gjykatësi vendosi në favor të regjisorit.
 
Taylor Swift u përfshi fillimisht në dramën ligjore mes Justin-it dhe Blake Lively në janar, kur u përmend në kundërpadinë prej 400 milionë dollarësh të regjisorit, e cila tashmë është rrëzuar.

S’gjen dot paqe! Taylor Swift përfshihet sërish në gjyqin

Sipas padisë, regjisori i “Five Feet Apart”, e akuzoi aktoren Blake Lively se kishte përdorur statusin e Taylor Swift dhe bashkëshortit të saj Ryan Reynolds për të marrë atë që donte në xhirimet e filmit “It Ends With Us”.
 
Justin Baldoni pretendon se ishte ftuar në shtëpinë e çiftit të njohur, ku ishte i pranishëm edhe “një mik i famshëm dhe shumë i afërt”, për të diskutuar rishkrime të skenarit.
 
Avokati i regjisorit, Bryan Freedman, përmendi mesazhe të pretenduara mes klientit të tij dhe Blake Lively-t, ku ajo thuhet se i quante Taylor dhe Ryan “dragonjtë” dhe mbrojtësit e saj.

“Mesazhi nuk mund të ishte më i qartë. Justin nuk po përballej vetëm me Blake, por edhe me "dragonjtë e saj" – dy nga figurat më me ndikim dhe më të pasura në botë – që nuk kishin frikë ta vinin atë në vështirësi,” tha Freedman.

Në maj, Taylor Swift u thirr zyrtarisht si dëshmitare për gjyqin që pritet të mbahet në mars 2026, por kërkesa u tërhoq më vonë. Drama ligjore ka shkaktuar një krisje në marrëdhënien mes ikonës së pop-it dhe aktores. Një burim tha për Page Six se Taylor do të jetë “përgjithmonë e nxehur” me aktoren për faktin që e përfshiu në këtë telash.

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast