Showbiz

Sytë zemra :') Sikur të reflektonte çdo burrë si Turjan Hysko për Orinda Hutën

Sytë zemra :') Sikur të reflektonte çdo burrë si
Foto: Orinda Huta, Turjan Hysko/ Instagram

Për një martesë jetëgjatë ndoshta s'ka formula ekzakte, por që shprehja e hapur e vlerësimit për partnerin/en është gjithmonë diçka e mrekullueshme, kjo s'ka vend për diskutim.

Me sa duket këtë e kupton dhe Turjan Hysko, i cili së fundmi postoi një "reflektim", siç e quan ai, posaçërisht për shoqen e tij të jetës, Orinda Hutën.

Në një foto të Orindës, që duket se po punon përpara laptop-it, Turjani shkruan:

"Reflektim në një pasdite tetori... Kjo vajza e do shumë punën, e merr gjithmonë shumë seriozisht! Më ka befasuar gjithmonë korrektësia, pasioni me të cilin ndjek çdo punë..."

Dhe më pas vazhdon me një vëzhgim të admirueshëm:

"Gratë punojnë shumë, kryesisht heshtur dhe pa bërtitur. Mirë është t’ua vëmë në dukje më shpesh!"

Dhe në fund, i pranon së shoqes ca fjalë të bukura:

"Unë personalisht mësoj shumë nga ty, @orindahuta."

Sytë zemra :') Sikur të reflektonte çdo burrë si

Jo se po ju inkurajojmë të përgëzoni dhe ju publikisht parteneret tuaja, po një urim i ndjerë tek-tuk (përveçse për 8 Mars apo ngjarje speciale), nuk i bën keq askujt! :)

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Eyes heart :') If only every man reflected like Turjan Hysko for Orinda Huta

Sytë zemra :') Sikur të reflektonte çdo burrë si
Photo: Orinda Huta, Turjan Hysko/ Instagram

There may be no exact formula for a long-lasting marriage, but there's no question that openly expressing appreciation for your partner is always a wonderful thing.

Apparently Turjan Hysko understands this, too, who recently posted a "reflection," as he calls it, specifically for his life partner, Orinda Huta.

In a photo of Orinda, who appears to be working in front of a laptop, Turjani writes:

"Reflection on an October afternoon... This girl loves her work very much, she always takes it very seriously! I have always been surprised by her correctness, the passion with which she pursues every task..."

And then he continues with an admirable observation:

"Women work hard, mostly silently and without shouting. It's good to point this out to them more often!"

And in the end, he admits some nice words to his wife:

"I personally learn a lot from you, @orindahuta."

Sytë zemra :') Sikur të reflektonte çdo burrë si

Not that we encourage you to publicly congratulate your partners, but a heartfelt congratulatory message every now and then (except for March 8th or special events) never hurts anyone! :)