Showbiz

Tayna tregon pse ka transformuar muzikën e saj: 'Njerëzit s'duan më gjëra sipërfaqësore'

Tayna tregon pse ka transformuar muzikën e saj: 'Njerëzit
Foto: Tayna/ Andale Media

Tayna, e ftuar në "The Dalina Show", në Andale Media, ka diskutuar në thellësi për ndryshimin gati drastik të muzikës së saj. Nga zërat më të njohur dhe të pëlqyer të hiphop-it shqip, deri te muzika house dhe afrobeats këto 2-3 vitet e fundit, Tayna shpjegon se çfarë e shtyu të bëjë këtë transformim:

"Nuk kemi më çfarë të themi. Njerëzit kanë nevojë për emocion tani. Nuk ka nevojë askush më të të dëgjojë ty duke lavdëruar veten dhe duke treguar sa makina ke. Ka qenë 'cool' në adoleshencë, kur je dhe më hiperaktiv, por madje pashë që është hera e parë në histori që nuk ka më këngë hiphop në Billboard 100."

Më tej, ajo dha dhe mendimin e saj për arsyen e ekzistencës së këtij fenomeni:

"Mendoj që njerëzit kanë qenë më sipërfaqësorë. Kanë menduar që paraja të bën të lumtur, shumë femra të japin vlerë, nuk është më ajo energji tani. Tani është energjia transformative, të gjesh veten, se hiphop-i nuk po funksionon më."

Intervista e plotë:

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Tayna reveals why she transformed her music: 'People don't want superficial things anymore'

Tayna tregon pse ka transformuar muzikën e saj: 'Njerëzit
Photo: Tayna/ Andale Media

Tayna, invited to "The Dalina Show" , on Andale Media, has discussed in depth the almost drastic change in her music. From the most well-known and popular voices of Albanian hip-hop, to house music and afrobeats in the last 2-3 years, Tayna explains what prompted her to make this transformation:

"We don't have anything to say anymore. People need excitement now. No one needs to hear you bragging about yourself and showing off how many cars you have. It was 'cool' as a teenager, when you're more hyperactive, but I even saw that it's the first time in history that there are no more hip-hop songs on the Billboard 100."

Further, she gave her opinion on the reason for the existence of this phenomenon:

"I think people have been more superficial. They thought that money makes you happy, a lot of women give you value, it's not that energy anymore. Now it's the transformative energy, finding yourself, because hip-hop is not working anymore."

Full interview: