
Pas deklaratës së babait të Selin, i cili e akuzoi Miri si “pervers”, vëllai i këtij të fundit ka reaguar për herë të parë.
I ftuar në emisionin “Fan Club”, ai theksoi se familja e tyre është e qetë, pasi e njeh shumë mirë Mirin, teksa theksoi se të tilla pretendime nuk qëndrojnë.
“Për asnjë familjar nuk është e hijshme të flasësh keq, por ne e dimë që nuk janë të vërteta. E njohim Mirin shumë mirë. Në shtëpinë e Big Brother shumë situata krijohen nga dinamika e lojës, për të dalë në ‘prime’ dhe për të fituar,” tha ai.
Kur moderatorja Kiara Tito e pyeti nëse fjalët e babait të Selin e kanë prekur, ai u përgjigj:
“Nuk na pëlqeu, por e morëm me qetësi. E dimë që nuk është e vërtetë, është pjesë e lojës dhe nuk ka pse të merret seriozisht. Nuk jam dakord që publiku të gjykojë pa e njohur Mirin.”
Vëllai i Mirit shtoi se që nga momenti që ai vendosi të hynte në lojë, i ka këshilluar prindërit të mos e marrin gjithçka seriozisht.
“Miri nuk është perfekt, ka gabimet e veta, por edhe bën gjërat e mira. Ai po luan një lojë korrekte dhe nuk ka dëmtuar askënd,” përfundoi ai.
Në janar, babai i Selin deklaroi në emisionin ‘Shqipëria Live’ se disa psikologë duhet të vlerësojnë sjelljet e Mirit, duke e quajtur ‘pervers’ dhe ‘zhigolo’.

