
Pas videos virale ku u shfaq me këmbë të pista, interneti po rikthen në vëmendje një deklaratë të vjetër të Benny Blanco-s. Producenti ka treguar më parë 8 rregullat e tij për të qenë seksi në një marrëdhënie dhe tani njerëzit po i komentojnë sërish.
Në episodin e podkastit që Benny ka hapur me miqtë e tij, “Friends Keep Secrets”, fansat vunë re se shputat e këmbëve të tij dukeshin shumë të pista. Në një moment tjetër të podkastit, ai qëllimisht lëshoi gazra në mënyrë që të gjithë ta dëgjonin...

Pas videos, përdoruesit në rrjete sociale rikthyen në qarkullim një moment nga viti 2024, kur Benny Blanco u përfshi nga revista “People” në një listë për “Burrat më seksi në botë”. Në një artikull të “People”, Benny tregoi 8 rregullat e tij për të qenë tërheqës, veçanërisht në marrëdhënien me Selena Gomez.
Ja cilat janë rregullat:
1. Mëso të gatuash: Benny ka treguar se ka mësuar të përgatisë në shtëpi ushqimet e preferuara të Selena Gomez.
2. Kushtoji rëndësi takimeve të para: Sipas tij, takimet e para duhet të jenë të paharrueshme. “Duhet të bësh diçka të çmendur që të lësh përshtypje,” ka thënë ai.
3. Vishu me vetëbesim: Ai beson se stili nuk ka të bëjë me rrobat e shtrenjta, por me autenticitetin. Benny ka thënë se i pëlqen të veshë rroba vintage.
4. Kujdesu për veten: Rregulli i tij është i thjeshtë: “mos mbaj erë dhe ki lëkurë të mirë.”
5. Hape shtëpinë për njerëzit: Sipas tij, mikpritja dhe atmosfera e ngrohtë janë shumë tërheqëse.

6. Trajtoje nënën si mbretëreshë: Për Benny Blanco-n, mënyra si dikush trajton nënën e tij tregon shumë për karakterin.
7. Dhuratat kanë rëndësi: Ai beson se dhuratat duhet të jenë të menduara dhe personale.
8. Mos u zhduk papritur nga jeta e dikujt: Transparenca dhe komunikimi janë një nga gjërat më të rëndësishme në marrëdhënie.
Megjithatë, pas videos së fundit virale, shumë njerëz në internet po bëjnë shaka duke thënë se “mbajtja e këmbëve të pastra” ndoshta duhet të shtohet si rregulli i nëntë.
Sipas Benny-t, rregulli për kujdesin ndaj vetes është shumë i thjeshtë: “mos mbaj erë dhe kujdesu për lëkurën.” Në të njëjtën intervistë, ai pranoi gjithashtu se nuk bën dush çdo ditë, edhe pse këmbënguli se është gjithsesi “shumë i pastër”.
Megjithatë, pas videos së fundit, nuk jemi plotësisht të bindur.


