Metropolitan

Akuzat nga Cardi B se ai e ngacmon vazhdimisht: Offset bën veprimin e beftë

Akuzat nga Cardi B se ai e ngacmon vazhdimisht: Offset bën veprimin e

Offset ka çaktivizuar Instagram-in pasi ish-bashkëshortja e tij, Cardi B, pretendoi se ai po e ngacmonte. Page Six konfirmoi të martën se reperi i Migos ka mbyllur rrjetin social.
 
Çaktivizimi i llogarisë erdhi pasi Cardi publikoi në X një postim (tani i fshirë), ku shkruante se ndihej “e kërcënuar” ish-pasi bashkëshorti i saj dhe babai i fëmijëve Kulture, 7 vjeç, Wave, 4, dhe Blossom, 1 vjeç, duket se vuri në dyshim atësinë e djalit të saj të porsalindur me Stefon Diggs.
 
Offset, 33 vjeç, bëri një reagim në Instagram Stories pas lajmit se këngëtarja e “ËAP” kishte mirëpritur fëmijën e saj të parë me yllin e NFL, Stefon Diggs, duke shkruar “fëmija im”. Më tej, e fshiu postimin.

“Ju mendoni se është për të qeshur, por s’është… ka kaluar më shumë se një vit dhe unë ende po ngacmohem dhe kërcënohem deri në atë pikë sa ndihem sikur jeta ime është në rrezik. Është lojë derisa të jetë shumë vonë,” shkroi Cardi.

“Njerëzit bëjnë gjithçka për vëmendje dhe mund të bëhet shumë e shëmtuar me vetëm një postim. Më lini rehat!” vazhdoi ajo.
 
Më pas kaloi te Spaces për të shprehur frustrimin e saj, duke shkruar: “Jam vërtet e lodhur nga ngacmimet dhe kur më ngacmojnë privatisht dhe unë i injoroj, atëherë fillojnë të më ngacmojnë publikisht.”
 
“Ndonjëherë fle dhe mendoj, ‘Kjo nuk është normale.’ Shoh dokumentarë krimesh… shoh gjëra në rrjet për gra që vriten pothuajse çdo ditë”, tregoi ajo.
 
Një përfaqësues i Offset iu përgjigj Page Six më herët gjatë javës, duke thënë:
 
“Çdo deklaratë e atribuar Offset që qarkullon në rrjetet sociale është tërësisht e fabrikuar. Cardi reagoi ndaj dezinformimit dhe situata u përshkallzua kot. Offset ka qenë mbështetës ndaj Cardi-t dhe i dëshiron asaj vetëm më të mirën.”

 

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast