Metropolitan

Ashton Kutcher bëri disa komente të rralla për ish-bashkëshorten, Demi Moore

Ashton Kutcher bëri disa komente të rralla për
Foto: Ashton Kutcher/ Shutterstock, Demi Moore/ Getty Images

Gjatë një interviste për "Entertainment Tonight", ndërsa promovonte serialin e ri, Ashton Kutcher, nuk i ka kursyer komplimentet ndaj performancës së ish-bashkëshortes, Demi Moore, në filmin "The Substance".

“Dua të them, së pari, performanca e Demi-t në "The Substance" ishte e jashtëzakonshme. Ajo mori vlerësime të mëdha dhe jam shumë krenar për të, e realizoi në mënyrë të shkëlqyer.”

Ky kompliment erdhi pasi ET i vuri në dukje se projekti i tij po krahasohej shpesh me filmin e aktores.

Demi Moore dhe Ashton Kutcher e nisën lidhjen e tyre në vitin 2003 dhe u martuan dy vite më vonë. Në nëntor të vitit 2011 ata njoftuan ndarjen.

Ashton Kutcher bëri disa komente të rralla për

Edhe pse aktorja pretendoi disa vite më parë se Ashton Kutcher e kishte tradhtuar, duket se konfliktet i përkasin së shkuarës dhe marrëdhënia e tyre sot është mirë.

Ndërkohë, në një intervistë në vitin 2020, aktori u shpreh se pas divorcit, ishte përpjekur të qëndronte në kontakt me tre vajzat e saj.

“Po ndihmoja në rritjen e vajzave adoleshente gjatë asaj periudhe. I dua ato. Nuk do të ndal kurrë së dashuri, respektuari dhe mbështeturi që të kenë sukses në çfarëdo që ndjekin,” u shpreh ai.

Aktualisht, Ashton Kutcher është i martuar me Mila Kunis me të cilën ka dy fëmijë.

Ashton Kutcher bëri disa komente të rralla për

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Ashton Kutcher made some rare comments about his ex-wife, Demi Moore

Ashton Kutcher bëri disa komente të rralla për
Photo: Ashton Kutcher/Shutterstock, Demi Moore/Getty Images

During an interview with "Entertainment Tonight" while promoting the new series, Ashton Kutcher did not spare compliments on the performance of his ex-wife, Demi Moore, in the film "The Substance".

"I want to say, first of all, Demi's performance in 'The Substance' was incredible. She got great reviews and I'm so proud of her, she did a great job."

This compliment came after ET pointed out to him that his project was often being compared to the actress' film.

Demi Moore and Ashton Kutcher began dating in 2003 and married two years later. In November 2011, they announced their separation.

Ashton Kutcher bëri disa komente të rralla për

Although the actress claimed a few years ago that Ashton Kutcher had cheated on her, it seems that the conflicts are a thing of the past and their relationship is good today.

Meanwhile, in an interview in 2020, the actor said that after the divorce, he had tried to stay in touch with her three daughters.

"I was helping raise teenage girls during that time. I love them. I will never stop loving, respecting and supporting them to succeed in whatever they pursue," he said.

Currently, Ashton Kutcher is married to Mila Kunis with whom he has two children.

Ashton Kutcher bëri disa komente të rralla për