Metropolitan

Ç’po ndodh? Koreja e Jugut përfshihet në debat për BTS

Ç’po ndodh? Koreja e Jugut përfshihet në debat për

Jin, Jimin, V, RM, J-Hope, Suga dhe Jungkook, shtatë anëtarët e fenomenit të K-pop, BTS, mund të ndërrojnë veshjet skenike për uniforma ushtarake.

Më pak se tre javë përpara se presidenti i ri i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, të marrë detyrën, vendi është përfshirë nga një debat nëse dikush duhet të përjashtohet nga shërbimi i detyrueshëm kombëtar – që prej kohësh shihet si një përgatitje thelbësore për një konflikt të mundshëm me fqinjin e paqëndrueshëm, Korenë e Veriut.

Grupi fitues i shumë çmimeve – i cili ka shitur më shumë se 30 milionë albume në mbarë botën dhe ka marrë dy nominime për Grammy – kanë qenë në qendër të spekulimeve për t’u përjashtuar nga programi ushtarak që nga viti 2020, kur u bënë grupi i parë K-pop që arriti në vendin e parë në playlistat amerikane, me këngën e tyre “Dynamite”.

Koreja e Jugut kërkon që të gjithë burrat e aftë fizikisht dhe mendërisht të moshës 18 deri në 28 vjeç të shërbejnë në ushtri për të paktën 18 muaj, për të mbrojtur vendin nga kërcënimet nga Koreja e Veriut, e cila kohët e fundit rifilloi testimin e raketave balistike me rreze të gjatë. Sipas ligjit aktual, vetëm fituesit e Lojërave Olimpike dhe Aziatike dhe muzikantët klasikë të vlerësuar globalisht, përjashtohen ose lejohen të kryejnë shërbime publike alternative.

Ç’po ndodh? Koreja e Jugut përfshihet në debat për

Vetëm BTS vlen më shumë se 3.54 miliardë dollarë në vit për ekonominë e Koresë së Jugut, sipas një raporti të vitit 2018 nga Instituti i Kërkimeve Hyundai – shifër e barabartë me kontributin e dhënë nga 26 kompani të mesme. Instituti tha se grupi ishte arsyeja që 800,000 turistë të huaj kishin vizituar vendin vitin e kaluar.

Sondazhet tregojnë se shumica e koreano-jugorëve mbështesin një alternativë ndaj shërbimit të detyrueshëm ushtarak për BTS, por megjithatë disa shprehën shqetësimin se, pa udhëzime të qarta, një ndryshim në ligj mund të shfrytëzohet nga njerëz të tjerë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

What's happening? South Korea gets involved in the BTS debate

Ç’po ndodh? Koreja e Jugut përfshihet në debat për

Jin, Jimin, V, RM, J-Hope, Suga and Jungkook, the seven members of the K-pop phenomenon, BTS, can change stage outfits for military uniforms.

Less than three weeks before South Korea's new president, Yoon Suk-yeol, takes office, the country has been embroiled in a debate over whether someone should be excluded from compulsory national service - long seen as an essential preparation for a potential conflict with its volatile neighbor, North Korea.

The multi-award winning group - which has sold more than 30 million albums worldwide and received two Grammy nominations - has been at the center of speculation to be excluded from the military program since 2020, when it became the band. the first K-pop to reach number one on the US charts with their song "Dynamite".

South Korea demands that all physically and mentally fit men between the ages of 18 and 28 serve in the military for at least 18 months to protect the country from threats from North Korea, which recently resumed missile testing long-range ballistics. Under current law, only winners of the Olympic and Asian Games and globally acclaimed classical musicians are excluded or allowed to perform alternative public services.

Ç’po ndodh? Koreja e Jugut përfshihet në debat për

BTS alone is worth more than $ 3.54 billion a year to the South Korean economy, according to a 2018 report by the Hyundai Research Institute - a figure equal to the contribution made by 26 medium-sized companies. The institute said the group was the reason 800,000 foreign tourists visited the country last year.

Polls show that most South Koreans support an alternative to compulsory military service for BTS, but some expressed concern that, without clear instructions, a change in the law could be exploited by other people.