Metropolitan

Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e Pandoro-s

Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e Pandoro-s
Foto: Chiara Ferragni/ Getty

Chiara Ferragni është shpallur e pafajshme nga një gjykatë në Milano lidhur me akuzat për mashtrim, që lidhnin emrin e saj me një nismë bamirësie për shitjen e panetoneve të Krishtlindjes në vitin 2022.

Me këtë vendim, gjykata i dha fund një procesi dy-vjeçar që kishte vënë në pikëpyetje figurën publike të influencueses dhe sipërmarrëses italiane.

Sipas akuzës, Ferragni dhe kompania ushqimore Balocco kishin krijuar përshtypjen se çdo panetone Pandoro e shitur do të kontribuonte financiarisht për spitalin Regina Margherita në Torino. Në realitet, sipas autoriteteve, ishte bërë vetëm një dhurim i vetëm prej 50 mijë eurosh, gjë që u konsiderua nga institucionet si një mënyrë e paqartë dhe e pasaktë komunikimi me konsumatorët.

Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e Pandoro-s

Prokuroria kishte kërkuar më herët një dënim me burg, por gjykata vendosi se Ferragni nuk mbante përgjegjësi penale për këtë çështje.

Pas shpalljes së vendimit, Ferragni u shpreh se kishte kaluar një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Ajo deklaroi se kishte jetuar për dy vite nën presion të vazhdueshëm dhe se gjithmonë kishte besuar se e vërteta do të dilte në pah. Influencuesja shtoi se tani dëshiron të rifitojë qetësinë dhe kontrollin mbi jetën personale dhe profesionale.

Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e Pandoro-s

Megjithëse u shpall e pafajshme në aspektin penal, Ferragni pagoi më herët disa shuma të konsiderueshme për të mbyllur hetime administrative dhe çështje të tjera të lidhura me nisma bamirësie, përfshirë dhurime për spitale dhe organizata për fëmijë. Pas një periudhe larg vëmendjes publike, ajo është rikthyer gradualisht në bashkëpunime me marka të njohura dhe projekte në fushën e modës dhe bukurisë.

REELS

💍

Pakëz art ✨

Ministrja e Shtetit për Sigurinë Ekonomike në Qeverinë e Japonisë, Kimi Onoda u vonua rreth pesë minuta në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrit mëngjesin e datës 6 mars, teksa momenti është bërë viral, duke dëshmuar edhe njëherë korrektesën e japonezëve.

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Chiara Ferragni acquitted of Pandoro scandal

Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e Pandoro-s
Photo: Chiara Ferragni/Getty

Chiara Ferragni has been found not guilty by a court in Milan of fraud charges linking her name to a charity initiative to sell Pandoro Christmas cakes in 2022. With this decision, the court ended a two-year process that had questioned the public figure of the Italian influencer and entrepreneur.

According to the indictment, Ferragni and the food company Balocco had created the impression that every Pandoro cake sold would contribute financially to the Regina Margherita Hospital in Turin. In reality, according to the authorities, only a single donation of 50,000 euros was made, which was considered by the institutions as an unclear and inaccurate way of communicating with consumers.

Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e Pandoro-s

The prosecution had previously requested a prison sentence, but the court ruled that Ferragni did not bear criminal responsibility in this matter.

After the decision was announced, Ferragni said she had gone through one of the most difficult periods of her life. She stated that she had lived for two years under constant pressure and that she had always believed that the truth would come out. The influencer added that she now wants to regain peace and control over her personal and professional life.

Chiara Ferragni shpallet e pafajshme për skandalin e Pandoro-s

Although she was found not guilty of the criminal charges, Ferragni previously paid several significant sums to close administrative investigations and other matters related to charitable initiatives, including donations to hospitals and children's organizations. After a period away from the public eye, she has gradually returned to collaborations with well-known brands and projects in the field of fashion and beauty.